LAJMI I FUNDIT:

Trump njofton për “goditjen” e radhës ndaj industrisë automobilistike kineze

Trump njofton për “goditjen” e radhës ndaj industrisë automobilistike kineze

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është zotuar të vendosë një tarifë prej 100 për qind për automjetet e prodhuara në Meksikë nga kompanitë kineze, nëse ai rizgjidhet president i vendit.

Ky paralajmërim cilësohet të jetë një goditje tjetër ndaj industrisë automobilistike kineze.


Ndryshe, muajin e kaluar gjiganti kinez i veturave BYD, ka njoftuar se do të ndërtojë një fabrikë në Meksikë për t’i dhënë qasje më të lehtë në tregun amerikan, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

Trump i cili garon në zgjedhjet e nëntorit kundër presidentit aktual, Joe Biden, tha se do të vendosë një tarifë prej 50 për qind për veturat kineze nëse do të rikthehet në pushtet.

Mirëpo, ai i dyfishoi komentet e tij gjatë fushatës së fundit, ndërsa kishte synime specifike ndaj presidentit kinez Xi Jinping.

Aktualisht ekziston një tarifë prej 27.5 për qind për automjetet kineze që hyjnë në SHBA. Gjithashtu, ato vetura duhet të kenë rreth 75 për qind të përmbajtjes me burim nga Amerika e Veriut.

Ndryshe, Trump prej kohësh ka qenë kundër veturave elektrike, duke pretenduar se përdorimi i tyre do të vriste industrinë lokale të automobilave dhe do t’i jepte Kinës më shumë fuqi. /Telegrafi/