LAJMI I FUNDIT:

Trump: Nëse Irani kërkon luftë me SHBA-në, edhe zyrtarisht do të merrte fund

Trump: Nëse Irani kërkon luftë me SHBA-në, edhe zyrtarisht do të merrte fund

Presidenti amerikan Donald Trump, ka kërcënuar Iranin me shkatërrim nëse sulmon interesat e këtij vendi.

“Nëse Irani kërkon luftë, do të ishte edhe zyrtarisht fundi i Iranit. Kurrë më mos i kërcëno Shtetet e Bashkuara”, ka shkruar Trump në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Telegrafi.


Tensionet mes Washingtoni dhe Teheranit janë rritur, kur SHBA-të gjatë ditëve të fundit njoftoi se ka nisur për në Lindje të Mesme aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln dhe bombarduesit B-52, duke arsyetuar veprimin si një lëvizje për të parandaluar kërcënimet e Iranit.

Megjithatë, shefi i diplomacisë së Iranit, Xhavad Zarif ka deklaruar para gazetarëve se nuk do të ketë kurrfarë lufte. Gjatë vizitës në Kinë, Zarif ka thënë se është “i sigurtë që nuk do të ketë luftë”.

Raportet SHBA-Iran janë në nivelin më të ulët që kur presidenti Trump, vendosi ta tërheq marrëveshjen ndërkombëtare të nënshkruar gjatë viti 2015, për kufizimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve. /Telegrafi/