LAJMI I FUNDIT:

Trump miratoi vrasjen e Soleimanit shtatë muaj më parë – priste vetëm që Irani të kalonte vijën e kuqe

Trump miratoi vrasjen e Soleimanit shtatë muaj më parë – priste vetëm që Irani të kalonte vijën e kuqe

Presidenti amerikan, Donald Trump, kishte autorizuar vrasjen e gjeneralit të lartë iranian, Qassem Soleimani verën e kaluar – nëse ndonjë amerikan do të vritej si rezultat i agresionit të shtuar iranian – ka shkruar NBC të hënën, duke përmendur pesë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të lartë të administratës.

Sipas mediumit në fjalë, përcjell Telegrafi, zyrtarët kanë thënë se këshilltari i atëhershëm i sigurimit kombëtar John Bolton i kërkoi presidentit Trump të hakmerrej për Iranin, pas rrëzimit të një droni amerikan në qershor duke aprovuar një operacion për të vrarë Soleimanin.


Zyrtarët thanë gjithashtu se Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, mbështeti vendimin për të vrarë Soleimanin në atë kohë.

Reuters sjell detaje interesante: Shmangu aeroplanin privat, spiunët sirianë dhe irakianë ndihmuan SHBA-në të vrisnin Soleimanin!
Lexo po ashtu Reuters sjell detaje interesante: Shmangu aeroplanin privat, spiunët sirianë dhe irakianë ndihmuan SHBA-në të vrisnin Soleimanin!

Megjithatë, Trump kishte thënë se ai do të merrte masa vetëm nëse Irani do të vriste ndonjë amerikan, një person i informuar për diskutimin i tha NBC.

Raporti sjell në pikëpyetje arsyetimin e administratës Trump për vrasjen e Soleimanit në një sulm me dron në fillim të këtij muaji pas një sulmi në të cilin vdiq një kontraktues amerikan.

Zyrtarët e administratës kanë pohuar se vrasja e komandantit të lartë iranian ishte e nevojshme për shkak të një kërcënimi të afërt të sulmeve që Soleimani po komplotonte.

Megjithatë, kritikët e vendimit kanë vënë në dyshim se sa “të nevojshme menjëherë” ishin sulmet.

Vrasja e gjeneralit, Irani thotë se ka 13 'skenarë hakmarrjeje' - edhe më i dobëti do të ishte një 'makth historik' për SHBA-në
Lexo po ashtu Vrasja e gjeneralit, Irani thotë se ka 13 'skenarë hakmarrjeje' - edhe më i dobëti do të ishte një 'makth historik' për SHBA-në

Demokratët e dënuan gjerësisht sulmin dhe shumë anëtarë të Kongresit pohuan se inteligjenca nuk e mbështeti vendimin, bazuar në informacionin për të cilin u informuan.

“Ka pasur një sërë opsionesh që i janë paraqitur presidentit me kalimin e kohës”, citohet të ketë thënë një zyrtar i lartë i administratës për NBC.

Po sipas të njëjtit medium, ideja e vrasjes së Soleimanit doli në vitin 2017 gjatë bisedave në të cilat këshilltari i atëhershëm i sigurimit kombëtar H. R. McMaster kishte me zyrtarë të administratës për strategjinë më të gjerë të sigurisë kombëtare të presidentit Trump.

“Ne po shkojmë në luftë, vëlla!”: Reuters sjell atmosferën e ushtarëve amerikanë të cilët u nisën për në Lindjen e Mesme
Lexo po ashtu “Ne po shkojmë në luftë, vëlla!”: Reuters sjell atmosferën e ushtarëve amerikanë të cilët u nisën për në Lindjen e Mesme

Ideja raportohej se ishte një nga elementët e mundshëm të një fushate “presioni maksimal” kundër Iranit dhe “nuk ishte diçka që mendohej si veprim i parë” tha një ish zyrtar i administratës së lartë i përfshirë në diskutime.

Dhe ky opsion u bë më serioz nën Bolton, i cili zëvendësoi McMaster në prill të vitit 2018.

Mediumi tjetër The Hill shkruan se Shtëpinë e Bardhë nuk u përgjigj menjëherë për komente kur u kontaktua mediumi në fjalë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Shkaku i konfliktit Izrael-Iran, mediat botërore rikujtojnë parashikimet e Baba Vangës

Botë
Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Një helikopter i vogël robotik dërgoi mesazhin e fundit nga Marsi

Botë
Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Rezultatet paraprake për parlament në Kroaci - Plenkoviq me aleatë kryeson para Milanoviqit

Kroacia
Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Braziliania dërgoi një burrë të vdekur në bankë për të marrë kredi - si u kap në momentin e fundit prej punonjësve

Amerika
Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Frymëzim për filma horror - një i moshuar thirri policinë në mes të natës, kërkoi që ta nxirrnin nga morgu në Holandë

Evropa

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Kalo në kategori