LAJMI I FUNDIT:

“Ne po shkojmë në luftë, vëlla!”: Reuters sjell atmosferën e ushtarëve amerikanë të cilët u nisën për në Lindjen e Mesme

“Ne po shkojmë në luftë, vëlla!”: Reuters sjell atmosferën e ushtarëve amerikanë të cilët u nisën për në Lindjen e Mesme

Për shumë prej ushtarëve, ky do të ishte misioni i tyre i parë. Ata paketuan municionet dhe pushkët, bënë thirrjet e fundit të telefonit me të dashurit e tyre dhe disa edhe dhanë gjak.

Kështu e fillon shkrimin mediumi britanik Reuters, duke bërë një përshkrim të nisjes së 600 ushtarëve kryesisht të rinj në Fort Bragg, Karolina e Veriut, të cilët u nisën për në Lindjen e Mesme, përcjell Telegrafi.


Bëhet fjalë për grupin e ushtarëve, pjesë e një grupi prej 3.500 paratrupave amerikanë të cilët janë nisur drejt rajonit të trazuar.

Dhe siç thuhet më tej, Kuvajti është ndalesa e parë për shumë prej tyre ndërsa destinacionet e tyre përfundimtare janë të ndarë.

“Ne po shkojmë në luftë, vëlla!”, është dëgjuar të thoshte njëri prej tyre, duke mbajtur dy gishtat lartë.

Trump kishte para vetes disa opsione dhe ai zgjodhi "më ekstremin" - mediat amerikane tregojnë se si erdhi deri te vendimi për vrasjen e gjeneralit iranian
Lexo po ashtu Trump kishte para vetes disa opsione dhe ai zgjodhi "më ekstremin" - mediat amerikane tregojnë se si erdhi deri te vendimi për vrasjen e gjeneralit iranian

Sipas shkrimit të Reuters, disa ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi vrasjen me dronë të komandantit ushtarak iranian Qassem Soleimani, duke ngritur frikën e konfliktit në Lindjen e Mesme, burrat dhe gratë e Divizionit të 82-të Ajror të Ushtrisë amerikane po lëvizin në “dislokimin më të shpejtë” që nga tërmeti i Haitit i vitit 2010.

Ka qenë Gjeneral Majori i Ushtrisë amerikane James Mingus ai që përshkoi grupin e burrave dhe grave me uniformë kamuflazhi ndërsa përgatiteshin të linin bazën pranë Fayetteville të dielën. Ai shtrëngoi duart me trupat, duke iu uruar fat.

Siç thuhet ndër tjerash në shkrim, përcjell Telegrafi, ushtarët u urdhëruan të mos sjellin telefona celularë ose pajisje të tjera që mund të përdoren për të komunikuar me miqtë dhe familjen në shtëpi, nga shqetësimi se mund të “kuptohen” detajet e lëvizjeve të tyre.

Kujtojmë se rritja e shqetësimit për përshkallëzim të situatës në rajon ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi një sulm ndaj Qassem Soleimani.

Soleimani, arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit, si shef i forcave të Qudsit të Gardës Revolucionare, u vra të premten në një sulm me dronë amerikanë derisa gjendej në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.

Si përgjigje, autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Sipas mediave, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.

Kush është në anën e kujt? Aleatët dhe armiqtë e Iranit në Lindjen e Mesme, në rast të shpërthimit të një konflikti
Lexo po ashtu Kush është në anën e kujt? Aleatët dhe armiqtë e Iranit në Lindjen e Mesme, në rast të shpërthimit të një konflikti

Veç kësaj, Irani ka bërë të ditur se nuk do të respektojë me asnjë kufizim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njoftoi të dielën televizioni shtetëror i vendit.

Gjithashtu, vrasja e gjeneralit iranian ka ndikuar që një vendim të merret edhe nga Parlamenti i Irakut, i cili ka nxjerrë një rezolutë me të cilën kërkohet largimi i trupave amerikane nga vendi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Mbrojtja palestineze nxjerr 50 trupa nga varri masiv në Khan Younis të Gazës

Azia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori