LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e gjeneralit, Irani thotë se ka 13 ‘skenarë hakmarrjeje’ – edhe më i dobëti do të ishte një ‘makth historik’ për SHBA-në

Vrasja e gjeneralit, Irani thotë se ka 13 ‘skenarë hakmarrjeje’ – edhe më i dobëti do të ishte një ‘makth historik’ për SHBA-në

Irani ka diskutuar 13 “skenarë hakmarrjeje” që mund të jenë një “makth historik” për ShBA-në pas vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani, raportohet të ketë thënë një zyrtar iranian i sigurisë kombëtare.

Duke cituar një raport nga Agjencia e Lajmeve të Iranit Fars, Reuters raportoi se Ali Shamkhani, sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, tha të martën se “amerikanët duhet të dinë se deri më tani 13 skenarë hakmarrjeje janë diskutuar në këshill”, përcjell Telegrafi.

Sa do ta përballonte Irani një konfrontim me SHBA-në? Të dhëna që tregojnë fuqinë e dy ushtrive, përmes shifrave
Lexo po ashtu Sa do ta përballonte Irani një konfrontim me SHBA-në? Të dhëna që tregojnë fuqinë e dy ushtrive, përmes shifrave

Por çfarë bën përshtypje në këtë deklaratë është fakti se, sipas tij, “edhe nëse ka konsensus për skenarin më të dobët, kryerja e tij mund të jetë një makth historik për amerikanët”.

Një pretendim i tillë vjen në ditët pasi presidenti Donald Trump urdhëroi sulmin me dronë që vrau Soleimanin, udhëheqësin më të rëndësishëm ushtarak të Iranit, në fund të javës së kaluar.

Pas kësaj, Irani është zotuar të kryejë një “hakmarrje të rëndë” për vrasjen e Soleimanit, dhe të dy vendet kanë përmendur kërcënime.

Në këtë kontekst, ka qenë udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i cili u shfaq në një takim të këshillit në orët pas sulmit amerikan dhe bëri thirrje për një goditje të drejtpërdrejtë dhe proporcionale në SHBA, raportoi The New York Times, duke cituar tre iranianë të njohur me takimin.

Kjo do të ishte një qasje krejtësisht e ndryshme e Iranit për sa i përket armiqësive me SHBA-në, në kuptimin që ajo zakonisht funksionon përmes forcave të përfaqësuesit.

Gjithsesi, përtej raportit të Times, nuk ka asnjë konfirmim që udhëheqësi suprem ka urdhëruar ose do të urdhëronte një sulm të drejtpërdrejtë në SHBA, në rajon ose gjetkë.

Irani është jo në nivel me SHBA-në për sa i përket aftësive konvencionale ushtarake, por një luftë ka të ngjarë të jetë e dëmshme për të dy palët, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

Një sulm i drejtpërdrejtë ndaj forcave ose pasurive amerikane mund të provokojë një reagim të ashpër nga SHBA, thuhet më tej.

Kush është në anën e kujt? Aleatët dhe armiqtë e Iranit në Lindjen e Mesme, në rast të shpërthimit të një konflikti
Lexo po ashtu Kush është në anën e kujt? Aleatët dhe armiqtë e Iranit në Lindjen e Mesme, në rast të shpërthimit të një konflikti

Gjatë fundjavës, Trump paralajmëroi Iranin se nëse do të synonte SHBA ai do të godiste 52 objektiva iranianë, përfshirë vendet e “kulturës iraniane”.

Si Irani ashtu edhe Trump kanë një histori të të kërcënuarit ndaj njëri-tjetrit.

Ndërkohë, Parlamenti i Iranit të martën unanimisht votoi për të klasifikuar të gjithë ushtrinë amerikane dhe Departamentin e Mbrojtjes si organizata terroriste.

Soleimani ishte drejtuesi i forcës elitare Quds të Gardës Revolucionare të Iranit. Administrata Trump caktoi Gardën Revolucionare një organizatë terroriste vitin e kaluar dhe e shikoi Soleimanin si një terrorist.

“Ne po shkojmë në luftë, vëlla!”: Reuters sjell atmosferën e ushtarëve amerikanë të cilët u nisën për në Lindjen e Mesme
Lexo po ashtu “Ne po shkojmë në luftë, vëlla!”: Reuters sjell atmosferën e ushtarëve amerikanë të cilët u nisën për në Lindjen e Mesme

Mohammad Javad Zarif, diplomat i lartë i Iranit, të martën se SHBA kryen një veprim lufte dhe një akt terrorizmi me vrasjen e Soleimanit.

Si pasojë, SHBA vendosi për të bllokuar Zarifin të udhëtonte në New York City këtë javë për t’iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Kujtojmë se rritja e shqetësimit për përshkallëzim të situatës në rajon ka ardhur pasi presidenti amerikan, Donald Trump autorizoi një sulm ndaj Qassem Soleimani.

Soleimani, arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit, si shef i forcave të Qudsit të Gardës Revolucionare, u vra të premten në një sulm me dronë amerikanë derisa gjendej në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.

Khamenei nuk mban lotët: Pamje që tregojnë se sa i rëndësishëm ishte gjenerali i vrarë, për udhëheqësin supreme të Iranit
Lexo po ashtu Khamenei nuk mban lotët: Pamje që tregojnë se sa i rëndësishëm ishte gjenerali i vrarë, për udhëheqësin supreme të Iranit

Si përgjigje, autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Sipas mediave, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.

Veç kësaj, Irani ka bërë të ditur se nuk do të respektojë me asnjë kufizim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njoftoi të dielën televizioni shtetëror i vendit.

Gjithashtu, vrasja e gjeneralit iranian ka ndikuar që një vendim të merret edhe nga Parlamenti i Irakut, i cili ka nxjerrë një rezolutë me të cilën kërkohet largimi i trupave amerikane nga vendi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Si “doli” lufta jashtë kufijve të Ukrainës?

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Hezbollahu lëshon

Hezbollahu lëshon "raketa të rënda luftarake" drejt veriut të Izraelit

Botë
Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Zelensky rendit “synimet e Rusisë, pas Ukrainës”, përmend edhe Gjermaninë

Botë
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori