LAJMI I FUNDIT:

Trump: Kryeprokurori Sessions me sjellje ‘të papranueshme’

Trump: Kryeprokurori Sessions me sjellje ‘të papranueshme’

Presidenti Donald Trump, të mërkurën kritikoi përsëri Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions, duke e cilësuar sjelljen e tij “të papranueshme”, që kërkoi zhvillimin e një hetimi se si zyrtarët u përpoqën të siguronin miratim për një mbikëqyrje të fshehtë ndaj një ish zyrtari të fushatës së Trump.

Trump e qortoi Sessions, të cilin ai vetë e caktoi si kreun e Departamentit të Drejtësisë, se i kishte kërkuar inspektorit të përgjithshëm të agjencisë “të hetonte për mundësinë e shkeljeve masive” në aplikacionet e vëzhgimit për Gjykatën e Vëzhgimit të Zbulimit Federal.


Republikani Trump tha se hetimi i prokurorit të përgjithshëm “do të vazhdonte për shumë kohë” dhe theksoi se Inspektori i Përgjithshëm i Depatamentit të Drejtësisë, Michael Horowitz “nuk ka fuqi për ndjekje penale” dhe se ai ishte emëruar në atë post nga Presidenti demokrat Barack Obama. Trump tha se Horowitz “ishte i vonuar” me përfundimin e një raporti lidhur me akuzat për sjellje të papërshtatshme nga ish drejtori i FBI-së James Comey, për mënyrën se si e trajtoi hetimin e vitit 2016 lidhur me praktikat e e-maileve të rivales demokrate të Trump në zgjedhjet presidenciale, Hillary Clinton.

“Përse të mos përdoren juristët e Departamentit të Drejtësisë? E turpshme”, shkruante në Twitter Presidenti.

Sulmi i Trump vjen pasi Sessions tha të martën se zyra e Horowitz-it do të zhvillonte një hetim në se agjentët e FBI-së kishin bërë shkelje gjatë procesit për të marrë miratimin e gjykatës për mbikëqyrjen e ish-ndihmësit të Trump, Carter Page dhe lidhjet e tij me Rusinë, shkruan VOA.

Mbikëqyrja e Page ishte pjesë e hetimit të gjatë kriminal mbi mundësinë e lidhjeve mes fushatës së Trump me Rusinë gjatë fushatës së tij elektorale dhe pati shkaktuar për disa javë debate në Uashington në mesin e ligjvënësve të të dyja partive.

Trump ka shprehur disa herë zemërim ndaj Sessions, por nuk e ka shkarkuar atë, që nga koha kur vitin e kaluar Sessions nuk u përfshi në hetimin e agjencisë për çështjen e Rusisë, ngaqë ai vetë kishte pasur kontakte me ish-ambasadorin rus në Uashington, Sergei Kislyak, në mesin e fushatës elektorale në vitit 2016.

Ish-senatori i Alabamës, Jeff Sessions, ishte figura më e rëndësishme politike që mbështeti kandidaturën e Trump në fazat e para të garës presidenciale. Por Trump pati thënë se Sessions “ishte dorëzuar” dhe se nuk kishte për ta caktuar prokuror të përgjithshëm, në se do ta kishte ditur që ai do të shmangej nga hetimi për Rusinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Kalo në kategori