LAJMI I FUNDIT:

Trump konfirmon takimin sekret Pompeo-Kim

Trump konfirmon takimin sekret Pompeo-Kim
A South Korean army soldiers passes by a TV screen showing file footage of CIA Director Mike Pompeo, left, and North Korean leader Kim Jong Un during a news program at the Seoul Railway Station in Seoul, South Korea, Wednesday, April 18, 2018. Pompeo recently traveled to North Korea to meet with leader Kim Jong Un, a highly unusual, secret visit undertaken as the enemy nations prepare for a meeting between President Donald Trump and North Korean leader Kim Jong Un. The signs read: " Mike Pompeo meets with Kim Jong Un." (AP Photo/Ahn Young-joon)

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump konfirmoi se drejtori i CIA-së, Mike Pompeo, ka patur një takim sekret në Phenian me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.

“Takimi shkoi shumë mirë dhe u krijua një marrëdhënie e mirë. Hollësitë e Samitit janë duke u përpunuar. Çnuklearizimi do të jetë një gjë e mirë për botën, por edhe për Korenë e Veriut!”, tha Trump në Twitter.


Presidenti Trump, tha dje se Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut “kanë patur bisedime në nivelin më të lartë”, por pa dhënë hollësi.

The Washington Post, e cila e njoftoi e para takimin mes Pompeo dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, tha se shefi i CIA-së ishte në Phenian gjatë fundjavës së Pashkëve, pak pasi ishte emëruar për postin e Sekretarit të Shtetit.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders, tha se Presidenti Trump dhe udhëheqësi koreanoverior nuk kanë folur drejtpërdrejt me njëri-tjetrin.

Trump ka në plan të takohet me Kim Jong Unin në fillim të qershorit, me synimin që Koreja e Veriut t’i japë fund programit të saj të armëve bërthamore, që përbën një kërcënim në rritje për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre në rajon. /VOA /Telegrafi/