Mbledhja e kabinetit të presidentit amerikan, Donald Trump po zhvillohet me fokus në negociatat e paqes me Iranin, ndërsa diskutimet vazhdojnë pas raportimeve nga Teherani për ekzistencën e një draft-marrëveshjeje.

Trump deklaroi se Irani “dëshiron shumë të arrijë një marrëveshje”, por sipas tij, deri tani nuk është arritur një dakordim i pranueshëm për Uashingtonin.


“Deri tani nuk kanë arritur atje. Ne nuk jemi të kënaqur me të. Por do të jemi – përndryshe do të na duhet thjesht ta përfundojmë punën”, u shpreh ai, shkruan skynews.

Lideri amerikan shtoi se ekipi negociator iranian po “negocion me shumë pak energji” dhe se, për shkak të vështirësive ekonomike, Teherani “nuk ka shumë zgjedhje” përveç arritjes së një marrëveshjeje.

“Do të shohim çfarë ndodh. Ndoshta duhet të kthehemi dhe ta përfundojmë punën. Ndoshta jo për momentin”, shtoi Trump.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të vazhdueshme mes SHBA-së dhe Iranit, ku diplomacia dhe presioni politik mbeten paralelisht në qendër të zhvillimeve. /Telegrafi/