Marco Rubio përsëriti se SHBA-ja dhe Irani kanë bërë “përparim” drejt një marrëveshjeje paqeje.

“Do të shohim gjatë orëve dhe ditëve në vijim se ku mund të arrihet më shumë përparim,” tha Sekretari amerikan i Shtetit gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar të SHBA-së.


Rubio u shpreh se SHBA-ja preferon “rrugën e negociuar dhe diplomatike dhe do t’i japë çdo mundësi që ajo të ketë sukses”, shkruan skynews.

Ai gjithashtu theksoi se presidenti amerikan, Donald Trump ka “opsione të tjera në dispozicion… nëse kjo nuk funksionon”.

Sekretari kishte bërë një deklaratë të ngjashme edhe pas takimit të javës së kaluar të NATO-s në Suedi.

Rubio përsëriti gjithashtu se Irani “kurrë nuk mund të ketë armë bërthamore dhe nuk do të ketë kurrë armë bërthamore” për sa kohë që president është Trump.

Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kohë më parë kanë arritur një armëpushim pa afat të caktuar pas disa javë lufte. /Telegrafi/