Trump i thotë Izraelit mjaft është mjaft për Libanin

Donald Trump i ka thënë Izraelit “mjaft është mjaft” në lidhje me situatën në Liban.
Presidenti amerikan i publikoi këto komente në platformën Truth Social, pas një deklarate tjetër ku kritikoi NATO-n, duke thënë se Izraelit i “ndalohet” të vazhdojë bombardimet në Liban.
Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do të “marrin të gjithë ‘pluhurin’ bërthamor”, duke iu referuar mbetjeve të mundshme nga sulmet amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane vitin e kaluar.
Lideri amerikan theksoi se “paratë nuk do të shkëmbehen në asnjë mënyrë”.
Sipas tij, kjo marrëveshje nuk ka të bëjë drejtpërdrejt me Libanin, por SHBA-ja do të punojë veçmas me autoritetet libaneze dhe do të trajtojë situatën me Hezbollahun në mënyrën e duhur.
Trump shtoi se, përveç trajtimit të grupit Hezbollah të mbështetur nga Irani, Izraeli “nuk do ta bombardojë më Libanin”, duke përsëritur se “mjaft është mjaft”.
Ndryshe, ai u ka thënë vendet të NATO-s që të qëndroi larg Ngushticës së Hormuzit pasi Britania e Madhe dhe Franca thanë se do të dërgojnë një mision ushtarak. /Telegrafi/





















































