Presidenti amerikan Donald Trump gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe, përveç takimeve që do t’i zhvillojë me Boris Johnson dhe Nigel Farage, pritet të takohet edhe me mbretëreshën Elizabeth II si dhe kryeministren Theresa May

Aeroplani presidencial i njohur si “Air Force One” ka aterruar në orët e para të mëngjesit në aeroportin e Londrës, Stansted, brenda të cilit ishte edhe Zonja e Parë, Melania Trump, transmeton Telegrafi.

E sa i përket takimit me Theresa May të cilën e kishte kritikuar më herët për mënyrën se si e kishte trajtuar procesin e Brexitit, Trump pritet të diskutojë për ndryshimet klimatike dhe kompaninë kineze të teknologjisë informative Huawei.

Trump në Londër, pritet të takohet me Johnson dhe Farage Trump në Londër, pritet të takohet me Johnson dhe Farage

E pas ceremonisë mikpritëse në pallatin mbretëror Buckingham nga mbretëresha Elizabeth II, ai do të pijë çaj me princin Charles. E për mbrëmje është paraparë një gala mbrëmje.

Me rastin e vizitës në Evropë, presidenti amerikan do të marrë pjesë në ngjarjen komemorative me rastin e 75-vjetorit të Ditës D për të nderuar të rënët për çlirimin e Evropës nga nazizmi. /Telegrafi/