LAJMI I FUNDIT:

Truket se si të freskoni një veturë pa kondicioner

Truket se si të freskoni një veturë pa kondicioner

Drejtimi i një veture pa kondicioner gjatë ditëve të nxehta të verës mund të kthehet në një “torturë” të vërtetë

Po ju sjellim disa këshilla për t’ju ndihmuar të ulni temperaturën në veturën tuaj dhe të freskoheni në një mënyrë natyrale, transmeton Telegrafi.


Hapni të gjitha dyert dhe bagazhin

Para se të hyni në veturë, hapni të gjitha dyert, duke përfshirë edhe pjesën e pasme, për të larguar ajrin e nxehtë.

Lagni me ujë akulli nyjat, qafën dhe pikat e pulsimit si p.sh. tëmthin dhe nyjat e gjurit, apo në ato vende vendosni kompresa të ftohta.

Të gjithë këto janë të lidhura me pjesën e trurit që është përgjegjëse për rregullimin e temperaturës së trupit, kështu që ju do të freskoheni shumë shpejt.

Mos mbathni atlete kur drejtoni veturën

Drejtoni veturën me këpucë të hapura, në mënyrë që këmbët tuaja të mos djersiten kur shtypni pedalet.

Kujdesi me flokët dhe rrobat

Largoni flokët nga qafa dhe vishni rroba me ngjyra të shndritshme, të cilat nuk tërheqin rrezet e diellit.

Merrni me vete ndonjë pije të ngrirë

Gjithmonë mbani me vete një pije pak të ftohur, të cilën do ta konsumoni gjatë drejtimit të veturës. Vendosni disa shishe më të mëdha uji në frigorifer dhe, kur të ngrijnë, merrni me vete në veturë. Do të lirojë freski të këndshme derisa akulli të shkrihet plotësisht.

Leckë e lagur në ventilim

Vendosni ventilimin në programin e ftohjes dhe varni një leckë të lagur mbi grilë (gjithashtu mund ta mbani paraprakisht në frigorifer me ngrirje të thellë), e cila gjithashtu do të ftohë ajrin. Merrni me vete disa, për t’i zëvendësuar ato sapo të thahen.

Vendosni lecka të lagura ose kuti plastike me akull në dysheme të veturës

Vendosni kuti të bëra nga stiropori ose plastika me akull, dhe paraprakisht mbështillini ato në një qese plastike për të parandaluar rrjedhjen e ujit gjatë shkrirjes. Në këtë mënyrë, ajri që del në vrimat e poshtme do të bëhet shumë më i ftohtë.

Kohë pas kohe, hapni shkurtimisht të gjitha dritaret dhe krijoni shkujë. Vendosni gjithashtu një ventilator te tabela e kontrollit, të cilin mund ta blini në dyqanet e pjesëve të automjeteve. Kur të keni mbaruar vozitjen, vendosni shtresën mbrojtëse në tabelën e kontrollit, e cila, së bashku me reflektimin e dritës, do të mbrojë brendësinë e makinës nga çarja dhe dëmtimet e tjera të shkaktuara nga depërtimi i drejtpërdrejtë i rrezeve të diellit dhe nxehtësisë.

/Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Hëna e plotë në Shigjetar: Ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Hëna e plotë në Shigjetar: Ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Lifestyle
Pamje të mahnitshme të rrugës së re Dobrunë-Blinisht që lidh dy kufijtë shqiptarë

Pamje të mahnitshme të rrugës së re Dobrunë-Blinisht që lidh dy kufijtë shqiptarë

Udhëpërshkrime
Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Banorët e pallatit ku jetojnë njëzet mijë banorë nuk kanë nevojë të zbresin në tokë për javë të tëra

Stil
Vetëm pesë minuta! Një stërvitje e shkurtër për të forcuar këmbët tuaja për të cilat nuk keni nevojë për pajisje

Vetëm pesë minuta! Një stërvitje e shkurtër për të forcuar këmbët tuaja për të cilat nuk keni nevojë për pajisje

Mundësi, ndryshime dhe sfida: Sipas horoskopit kinez, nëse keni lindur në këto vite, 2024 është viti juaj!

Mundësi, ndryshime dhe sfida: Sipas horoskopit kinez, nëse keni lindur në këto vite, 2024 është viti juaj!

Astrologji
Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit. Mendime të mençura për mësimdhënien

Kalo në kategori