Viti 2023 në Kosovë nisi me një vrasje. Më 10 janar, një 65-vjeçar me inicialet N.G. u vra brenda Shoqatës së të Shurdhërve në Mitrovicë, ku ishte anëtar.
Ndonëse kanë kaluar gati tre muaj, kjo vrasje vazhdon të mbetet mister, pasi autori i saj nuk dihet.
Nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë në një prononcim për Telegrafin kanë konfirmuar se deri më tani nuk janë identifikuar persona të dyshuar për këtë rast.

“Ende nuk ka të arrestuar për këtë rast, por hetimet po vazhdojnë”, tha shkurt zëdhënësi i Prokurorisë, Valon Preteni.
Një ditë pas vrasjes, Prokuroria përmes një njoftimi publik bëri të ditur se ajo ishte e dhunshme dhe se sipas ekspertit mjeko-ligjor që ka dal në vendngjarje, dyshohet se ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë.
“Prokurori kujdestar ka dal në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhej në komunikatën për media.
Dy javë më vonë, një tjetër vrasje e rëndë tronditi vendin.
48-vjeçari Nysret Cena u qëllua për vdekje, derisa ndodhej në veturën e tij. Ngjarja ndodhi në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, konkretisht në Kaçanik të Vjetër.
Sipas autoriteteve, në automjetin që po e ngiste është shtënë nga afër me kallashnikov, ndërkaq vetura nga e cila dyshohet të jetë shtënë është gjetur e djegur rreth 3 kilometra larg vendit të ngjarjes.
Duke e përshkruar se si ka ndodhur rasti, avokati Arianit Koci tha se kjo është vrasje tipike e llojit të mafiozëve.
“Modus operandi tipik i vrasjeve të organizuara mafioze. Vrajë dhe digje veturën me i humbë gjurmët”, shkroi ai në Facebook.
Megjithatë, as për këtë vrasje ende nuk është arrestuar dikush.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, një ditë pas rastit deklaroi për Telegrafin se janë duke vazhduar hetimet intensive për të zbardhur vrasjen.

I kontaktuar të enjten, Jashari tha se rasti tashmë i ka kaluar Prokurorisë Speciale, ndërsa nga ky institucion nuk janë përgjigjur në pyetjet e Telegrafit lidhur me vrasjen e 48-vjeçarit.
E një vrasje tjetër, motivi dhe autori i së cilës nuk dihen, ndodhi të dielën e 26 marsit në fshatin Dumnicë e Epërme e Podujevës.
Atje rreth orës 18:00, 58-vjeçari Sali Salihu u gjet i vdekur në afërsi të shtëpisë së tij.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha për Telegrafin se janë duke u ndërmarrë hetime intensive për zbardhjen e rastit.

“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me këtë rast ju njoftojmë se Prokuroria në koordinim të plotë me Policinë është duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore në mënyrë intensive, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij akti dhe identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast”, u shpreh ajo. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Rubin: Është e rëndësishme të parandalojmë "Russia Today" dhe "Sputnik" që të shkaktojnë dëme në Maqedoninë e Veriut

PDK akuzon opozitën në Prishtinë se po tenton t’i kapë ndërmarrjet publike, nuk komentojnë nëse kanë mospajtime me LDK-në

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Kraki: Kosova nuk është as Sudan, e as Libi që me i vendos sanksione

Dhunë psikike në vazhdimësi, gruaja nga Fushë Kosova raporton rastin në Polici

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën merr pjesë në “European Youth Event”

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

Simbol Group

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Barcelona lëshon komunikatë zyrtare për rastin e Lionel Messit

Gjashtë vendet në botë ku dielli nuk perëndon për më shumë se 70 ditë në vit

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden

Lionel Messi zbulon arsyen pse refuzoi të kthehej te Barcelona

Çfarë tha Putini për shkatërrimin e digës Kakhovka në Kherson?