Dy ditë nga vrasja e dhunshme në Shoqatën e të Shurdhërve në Mitrovicë, ende asnjë i dyshuar

Ende asnjë person nuk është identifikuar si i dyshuar për vrasjen që ndodhi të martën në Shoqatën e të Shurdhërve në Mitrovicë.
Viktima, 65-vjeçar me inicialet N.G, u gjet pa shenja jete brenda objektit të kësaj shoqate, ku ishte anëtar.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, të enjten në një përgjigje për Telegrafin tha se janë duke u intervistuar dëshmitarët, por motivet nuk dihen ende.
“Ju njoftojmë që deri tani nuk ka të identifikuar ndonjë të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore sipas ligjit për ndriçimin e këtij rasti. Janë duke u intervistuar dëshmitarë, motivi ende nuk dihet”, deklaroi Preteni.
Prokuroria e Mitrovicës një ditë më parë përmes një njoftimi publik, bëri të ditur se vrasja ishte e dhunshme dhe sipas ekspertit mjeko-ligjor që ka dal në vendngjarje, dyshohet se ka ardhur si pasojë e disa goditjeve me një mjet të mprehtë.
“Prokurori kujdestar ka dal në vendin e ngjarjes, dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, u tha se deri më tani nuk ka të identifikuar persona të dyshuar për këtë rast, por “prokurori i shtetit në koordinim me policinë janë duke zhvilluar hetime intensive në mënyrë që të identifikohet kryerësi i veprës penale ‘Vrasja’, me qëllim të arrestimit dhe vënies para drejtësisë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
DASH: Presim që Serbia të vazhdoj me hapat për de-përshkallëzim, përfshirë këtu tërheqjen e vazhdueshme të forcave nga kufiri me Kosovën

Nga plani i Vuçiqit për veriun deri te kërkesa e Kosovës për ekstradimin e Radoiçiqit - politikani serb zbulon bisedën që kishte kohë më parë me Kurtin për “Zajednicën”

Radoiçiq lirohet nga paraburgimi, gjykata serbe ia ndalon shkuarjen në Kosovë

Osmani dhe Vuçiq në samitin e liderëve evropianë në Spanjë, a mund të aranzhohet takim mes tyre?

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Maliqi për sulmin në veri: Inteligjenca e NATO-s me gjasë ia dha informatën me kohë PK-së për grupin terrorist

ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist