LAJMI I FUNDIT:

Tri shenjat që mund të përjetojnë një thyerje të zemrës

Tri shenjat që mund të përjetojnë një thyerje të zemrës
(Foto: GSB)

Astrologët pohojnë se muajt e ardhshëm, deri në pranverë, do të jenë shumë të trazuar sa i përket lidhjeve dhe martesave.

Kështu, të gjitha shenjat e Zodiakut do të përjetojnë një sprovë të vërtetë në marrëdhëniet e tyre partnere, por tri shenja do të jenë veçanërisht të pambrojtura dhe mund të presin që në një moment t’u thyhet zemra.


KP tregon më poshtë se cilat janë këto tri shenja:

Dashi

Dashi është zakonisht i pasionuar dhe plot emocione dhe pasi bie në dashuri, dashuron me zemër të plotë dhe të hapur.

Edhe pse kjo është normalisht një cilësi e mirë, mund të rezultojë mbrapsht këtë dimër, sepse partneri i tyre potencialisht do t’i godasë me thikë pas shpine.

Dashi mund të zbulojë se partneri i tyre i tradhton prej kohësh. Sado të zjarrtë që janë, nuk do ta tolerojnë një tradhti të tillë, por do të përjetojnë menjëherë një ndarje apo divorc, ndaj mund të përballen me një periudhë shumë stresuese.

Gaforrja

Gaforret emocionale njihen si shenja më e butë e horoskopit dhe në fund të këtij viti zemra e tyre mund të shpërthejë në mijëra pjesë. Nuk do të thotë domosdo se do të zbulojnë tradhtinë e partnerit, por sigurisht që yjet thonë se mund të mbeten. Partnerët që deri dje mendonin se i donin do t’u thonë në fytyrë se ka mbaruar dhe Gaforret nuk do të dinë si të vazhdojnë më tej.

Ujori

Ujorët mund të shkurorëzohen shumë lehtë këtë vit ose në fillim të vitit të ardhshëm. Edhe pse prej kohësh janë përpjekur të bindin veten se lidhja e tyre e dashurisë ia vlen të ruhet, ky dimër do t’u tregojë qartë se nuk është kështu. Për shkak të kësaj, do të ketë ndarje dhe ndarje të dhimbshme, dhe yjet paralajmërojnë gjithashtu konflikte të vështira për ndarjen e pasurisë. Kështu, ata mund të humbin shumë nga ajo që zotërojnë në divorc.