LAJMI I FUNDIT:

Tri raste të dhunës në familje në Gjakovë – një femër kanos ish burrin, prindërit i bëjnë presion vajzës dhe bashkëshorti nga Gjermania kanos gruan

Tri raste të dhunës në familje në Gjakovë – një femër kanos ish burrin, prindërit i bëjnë presion vajzës dhe bashkëshorti nga Gjermania kanos gruan
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje në Gjakovë, në 24 orët e fundit.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se në një rast një grua ka kanosur ish burrin, rasti tjetër ka të bëjë me presion ndaj vajzës dhe i treti, burri nga Gjermania kanos gruan përmes telefonit.


Gjakovë, 11.11.2021 – 10:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta përmes telefonit kishte kanosur ish burrin e saj kosovar. Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Gjakovë, 11.11.2021 – 15:30. Janë arrestuar dy të dyshuar mashkull dhe femër kosovarë, pasi që dyshohet se kanë bërë presion verbal ndaj vajzës së tyre viktimës femër kosovare. Është njoftuar punëtori i QPS dhe pasi që viktima nuk ka pranuar të kthehet në shtëpi është vendosur në strehimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt

Gjakovë, 11.11.2021 – 16:45. Viktima femër kosovare ka raportuar se përmes telefonit është kanosur nga bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari jeton në Gjermani. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, viktima së bashku me fëmijët e saj është vendosur në vend të sigurt. Rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori