LAJMI I FUNDIT:

Tri problemet shëndetësore që më së shpeshti atakojnë meshkujt sesa femrat

Tri problemet shëndetësore që më së shpeshti atakojnë meshkujt sesa femrat
(Foto: myDR)

Disa sëmundje i prekin më shpesh meshkujt se femrat dhe shumë shpesh simptomat e këtyre sëmundjeve nuk vihen re me kohë, që do të thotë se shumë meshkuj e vonojnë shumë gjatë kërkimin e ndihmës.

Kështu, ekspertët në Britaninë e Madhe publikuan një raport mbi gjendjen shëndetësore të meshkujve, duke analizuar sëmundjet që janë më të përhapura në popullatën e botës dhe dolën në një zbulim interesant.


Gjegjësisht, sipas njohurive të tyre të deritanishme, deri në tri probleme shëndetësore ndodhin më shpesh te meshkujt sesa te femrat dhe më poshtë do t’ju tregojmë saktësisht se për cilat sëmundje bëhet fjalë.

Probleme me dhëmbët

Në radhë të parë të sëmundjeve të shpeshta mashkullore, janë problemet me dhëmbët. Ata kanë një normë prevalence prej 47 për qind dhe gjenden në më shumë se 44.000 meshkuj nga një total prej 100.000, thonë ekspertët. Hulumtimet e mëparshme kanë konfirmuar lidhjen midis disa kushteve të shëndetit oral dhe vdekshmërisë.

“Një numër i konsiderueshëm i rasteve të humbjes së dhëmbëve, kariesit të shpeshtë të rrënjëve të dhëmbëve dhe sëmundjeve periodontale u shoqëruan me një rritje të shkallës së vdekshmërisë dhe kjo ndodhi kryesisht në popullatën mashkullore”, ka gjetur studimi i publikuar në National Library of Medicine.

Stomatologët këshillojnë se e gjithë kjo mund të parandalohet me higjienën e duhur dhe një dietë të shëndetshme dhe veçanërisht theksojnë larjen e dhëmbëve të paktën dy herë në ditë, pastrimin e dhëmbëve me fije dhëmbësh me çdo larje dhe kontrolle të rregullta.

Kokëdhimbja

Problemi i dytë më i zakonshëm shëndetësor që prek meshkujt në mbarë botën është dhimbja e kokës. Rreth 44.000 nga 100.000 burra vuajnë në mënyrë kronike nga dhimbje koke. Edhe pse në shumicën e rasteve nuk janë kërcënuese për jetën, dhimbjet e kokës mund të jenë shumë dobësuese, të pakëndshme dhe të ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të personit që vuan prej tyre.

“Çrregullimet e dhimbjes së kokës janë ndër çrregullimet më të zakonshme të sistemit nervor dhe hulumtimet e fundit tregojnë se meshkujt janë më të rrezikuarit”, njoftoi me atë rast Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Tuberkulozi

Sëmundja e tretë më e zakonshme te meshkujt në botë është tuberkulozi. Ky infeksion bakterial përhapet duke thithur pika të vogla nga kolla ose teshtitja e një personi të infektuar. Është një gjendje e rëndë, por mund të kurohet me diagnozën dhe terapinë e duhur që fokusohet kryesisht në forcimin e mushkërive”, shpjegon Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) në Angli. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori