LAJMI I FUNDIT:

Tri probleme në WC të cilat mund të zbulojnë që keni diabetin

Tri probleme në WC të cilat mund të zbulojnë që keni diabetin
Sad young woman in bathroom

Diabeti i tipit 2 nuk e çon organizmin në ndonjë gjendje të rraskapitur derisa sëmundja nuk zhvillohet pothuajse deri në kufijtë e fundit

Është me rëndësi që kjo sëmundje të zbulohet me kohë, sepse nëse shëroheni në mënyrë adekuate, situatën mund ta mbani nën kontroll dhe të bëni jetë krejtësisht normale.


Nëse e injoroni diabetin e tipit 2, mund keni probleme serioze me veshkat, por edhe me dështimin e tyre, si edhe probleme me gjithë sistemin kardiovaskular.

Duhet t’i kushtoni kujdes sasisë së ujit e cila ju pihet, molisjes, lodhjes kronike dhe humbjes së vrullshme të peshës. Mirëpo, diabetin e tipit 2 edhe më lehtë do ta zbuloni nëse e kontrolloni urinën tuaj, transmeton Telegrafi.

Këto tri shenja mos i injoroni:

Urinimi i shpeshtë

Nëse i nxirrni rreth tri litra urinë në ditë, mund të thuhet që urinoni shpesh. Sasia normale e urinës brenda një dite do të ishin dy litra.

Nëse niveli i sheqerit në gjak është shumë i lartë, organizmi do të përpiqet të përmirësojë situatën duke e riorientuar sheqerin në veshka. Atëherë këto organe do të nxjerrin më shumë lëngje nga trupi, ndërkaq ju do të detyroheni shpesh të urinoni.

Kapsllëku

Pasojat e diabetit të tipit 2 mund t jenë edhe dëmtimi i sistemit nervor, madje në atë mënyrë që sheqeri në gjak të rrezikojë punën e enëve të vogla të gjakut të cilat i furnizojnë nervat.

Mund të ndodhë që disa qeliza nervore të vdesin për shkak të mungesës së “ushqimit”. Në disa raste mund të ndodhin dëmtime të nervave të stomakut dhe zorrëve, prandaj trakti digjestiv nuk funksionon siç duhet. Kjo më shpeshti shkakton kapsllëk.

Nëse kapsllëku zgjat shumë, mund të ndodhin komplikime serioze shëndetësore, shumë më të mëdha se diabeti.

Diabeti është i qetë dhe tinëzar: Njihuni me shenjat e hershme
Lexo po ashtu Diabeti është i qetë dhe tinëzar: Njihuni me shenjat e hershme

Diarreja

Ashtu siç mund të shkaktojnë dëmtimet e nervave kapsllëkun, po ashtushfaqet edhe diarreja. Duhet kushtuar kujdes jashtëqitjes në mbrëmje, sepse ajo vjen si rezultat i tretjes së parakohshme.

Nuk është e rrallë të ndodhë që rektumi të bllokohet dhe që lëngu të qëndrojë brenda zorrës së trashë dhe kjo mund t’ju rrezikojë jetën, sepse çon në dehidratim. Në këtë rast, bakteret përhapen dhe infeksioni bëhet gjithnjë e më i madh. Dhembjet në stomak janë të padurueshme.

Zgjidhja e vetme për këto probleme janë dieta rigoroze dhe futja minimale e sheqerit në organizëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori