LAJMI I FUNDIT:

Tri orë betejë me ariun, shikoni pasojat e fermerit indian (Foto/Video, +18)

Tri orë betejë me ariun, shikoni pasojat e fermerit indian (Foto/Video, +18)

Një fermer indian ka arritur t’i mbijetojë betejës së tmerrshme prej 3 orësh me një ari, duke habitur edhe mjekët se si ka arritur ta marrë veten me gjithë plagët e marra kryesisht në kokë nga sulmi i kafshës së egër.

Ngjarja e tmerrshme për 58-vjeçarin Jube Valanti Adveppache ndodhi kur ai kishte dalë për të mbledhur kërpudha në një nga arat e tij në jug të Indisë, kur ariu e sulmoi menjëherë.


1

Jube ka thënë pasi ka arritur ta marrë veten se ka luftuar për rreth 3 orë me ariun derisa thotë i bindur se ka arritur ta vrasë atë. Më pas, fermeri indian ka ecur rreth 4 kilometra për t’u kthyer në fshatin e tij e më pas është dërguar me urgjencë në spital, transmeton tch.

Kapet krijesa misterioze 295 kilogramë, të cilën e kanë kërkuar për më shumë se 40 vite (Foto/Video)
Lexo po ashtu Kapet krijesa misterioze 295 kilogramë, të cilën e kanë kërkuar për më shumë se 40 vite (Foto/Video)

Edhe nga një foto e publikuar e 58-vjeçarit duken qartë plagët e lëna në fytyrën e tij nga ariu, por fatmirësisht ka arritur t’i bëjë ballë një prej kafshëve më të rrezikshme në botë.