LAJMI I FUNDIT:

Tri meze të shijshme për të cilat betohen njerëzit më jetëgjatë

Tri meze të shijshme për të cilat betohen njerëzit më jetëgjatë
(Foto: Pexels)

Është krejtësisht normale të kesh dëshirë për rostiçeri gjatë ditës. Megjithatë, do të ishte mirë të mendoni për atë që hani.

E megjithëse mund të duket e pamundur, banorët e ‘zonave blu’, edhe pse nga vende të ndryshme të botës, ndajnë formula të përbashkëta kur bëhet fjalë për një jetë të shëndetshme.


Shumë nga njerëzit më jetëgjatë në botë jetojnë në rajonet e Japonisë, Kosta Rikës, Italisë, Greqisë dhe Kalifornisë – në të ashtuquajturat ‘zona blu’.

Njerëzit në këto vende kanë qenë subjekt i studimeve të panumërta dhe shpesh jetojnë deri në 100 vjet.

Nga Ikaria në Greqi, Okinawa në Japoni, Sardenja në Itali, në Loma Linda në Kaliforni dhe Gadishulli Nicoya në Kosta Rika, shkencëtarët kanë vërejtur shumë ngjashmëri midis stileve të tyre të jetesës, ku dieta është një pjesë kryesore e saj.


Rregullat e thjeshta që ndjekin njerëzit më jetëgjatë në botë
Lexo po ashtu Rregullat e thjeshta që ndjekin njerëzit më jetëgjatë në botë

Në vijim janë disa ushqime të shijshme dhe të shëndetshme që mund t’i merrni nëse dëshironi të hani si njerëzit e një ‘zone blu’ dhe potencialisht të zgjatni jetën tuaj:


Qiqra krokante

Nëse jeni duke kërkuar për një alternativë ndaj shijes krokante të patatinave, qiqrat e pjekura mund të bëhen rostiçeri juaj i ri. Fasulet janë përbërësi kryesor i dietës së banorëve të zonës blu, ndaj është logjike që ata t’i zgjedhin si meze të lehtë.

Frutat arrore

Frutat arrore janë një meze kryesore për banorët e zonave blu. Janë të vogla, por të pasura me vitamina dhe minerale – megjithëse janë të larta në kalori, kështu që ju dëshironi të shmangni rostiçeritë e vazhdueshme.

Kujdes edhe për frutat arrore të kripura ose të karamelizuara. Një përzierje ideale përfshin bajame, kikirikë, shqeme, arrat braziliane dhe arrat. Qëndroni në një maksimum prej dy grushtesh të vegjël të përzierjes suaj të pëlqyer.

Të përbashkëtat e njerëzve që jetojnë më gjatë
Lexo po ashtu Të përbashkëtat e njerëzve që jetojnë më gjatë

Frutat e freskëta

Nuk mund të zgjidhni më mirë se frutat e freskëta për një meze të lehtë – shkruan The Sun. Zgjidhni çfarëdo që është në sezon. Tetori karakterizohet nga mollët, dardhat dhe agrumet. Supermarketi juaj ndoshta do të rezervojë edhe gjëra të tilla si rrushi, kivi dhe ananasi. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Studimet konfirmojnë: Nëse dhjetë minuta në ditë i bëni masazh kokës, do të përmirësoni punën e zemrës dhe do të rregulloni presionin e gjakut!

Studimet konfirmojnë: Nëse dhjetë minuta në ditë i bëni masazh kokës, do të përmirësoni punën e zemrës dhe do të rregulloni presionin e gjakut!

Shëndetësi
Kalo në kategori