LAJMI I FUNDIT:

Rregullat e thjeshta që ndjekin njerëzit më jetëgjatë në botë

Rregullat e thjeshta që ndjekin njerëzit më jetëgjatë në botë
(Foto: Pexels)

Shumë nga njerëzit më jetëgjatë në botë jetojnë në rajonet e Japonisë, Kosta Rikës, Italisë, Greqisë dhe Kalifornisë – në të ashtuquajturat ‘zona blu’

Njerëzit në këto vende kanë qenë subjekt i studimeve të panumërta dhe shpesh jetojnë deri në 100 vjet.


Nga Ikaria në Greqi, Okinaëa në Japoni, Sardenja në Itali, në Loma Linda në Kaliforni dhe Gadishulli Nicoya në Kosta Rika, shkencëtarët kanë vërejtur shumë ngjashmëri midis stileve të tyre të jetesës, ku dieta është një pjesë kryesore e saj.

Një ekip studiuesish dhe shkencëtarësh të udhëhequr nga autori Dan Buettner u fokusuan në vëzhgimin e këtyre kulturave jetëgjata dhe përpiluan një listë të modeleve dietike, të cilat të gjithë mund t’i ndjekim lehtësisht, transmeton Telegrafi.

Të përbashkëtat e njerëzve që jetojnë më gjatë
Lexo po ashtu Të përbashkëtat e njerëzve që jetojnë më gjatë

Në vijim është udhëzuesi juaj me disa rregulla të thjeshta diete që duhen ndjekur:

Reduktoni marrjen e mishit

Hulumtimi që shqyrtoi adventistët vegjetarianë të ditës së shtatë që jetonin në Loma Linda, Kaliforni, sugjeroi se ata kishin gjasa të mbijetonin më shumë se homologët e tyre që hanë mish deri në tetë vjet.

“Ndonëse mund të dëshironi të festoni me mish pule, derri ose viçi herë pas here, ne nuk e rekomandojmë si pjesë të një diete të zonës blu”, thanë ekspertët.

Në vend të kësaj, sugjeruan të zgjidhni tofu të fortë si një zëvendësues proteinash, siç bëjnë banorët e Okinawas, transmeton The Sun.

Hani peshk herë pas here

Njerëzit më jetëgjatë zgjedhin peshkun, por më pak nga sa mund të mendoni, thonë ekspertët e jetëgjatësisë. Deri në tri porcione të vogla në javë janë të mjaftueshme nëse dëshironi të bëheni njëqindvjeçar.

Shumica e tyre hanë peshk të vogël e të lirë, si sardelet, açuge dhe merluc. Këto varietete nuk janë të ekspozuara ndaj niveleve të larta të merkurit ose kimikateve të tjera.

Njerëzit më jetëgjatë jetojnë në Japoni: Ky është një ushtrim treminutësh që ata bëjnë çdo ditë
Lexo po ashtu Njerëzit më jetëgjatë jetojnë në Japoni: Ky është një ushtrim treminutësh që ata bëjnë çdo ditë

Reduktoni marrjen e qumështit

Shumica e njerëzve në ‘zonat blu’ qëndrojnë larg qumështit – me përjashtim të disa adventistëve.

Kardiologu dr. Gary Fraser, i cili jeton në Loma Linda, krahasoi dietat e adventistëve që pinë qumësht dhe atyre që nuk pinë qumësht, dhe zbuloi se qumështi i lopës lidhej me një rrezik më të lartë të kancerit të gjirit dhe prostatës.

Megjithatë, ju mund të zgjidhni lloje të tjera të produkteve të qumështit, pasi kosi dhe djathi nuk mbartin të njëjtat rreziqe. Përndryshe, mund t’i imitoni ikarianët dhe sardenjët duke zgjedhur produkte të bëra nga qumështi i dhisë dhe deles.

Reduktoni marrjen e vezëve

“Vezët nuk janë thelbësore për një jetë të gjatë dhe ne nuk i rekomandojmë, por nëse duhet t’i hani, mos hani më shumë se tri vezë në javë”, thuhet në udhëzime.

Ekspertët sugjerojnë një vezë si shtesë në një vakt me drithëra të plota ose me bazë bimore. Megjithatë, vunë re se disa njerëz me probleme të zemrës dhe të qarkullimit të gjakut ose diabet vendosën të hiqnin dorë.

Reduktoni ngrënien e bukës

Njerëzit në ‘zonat blu’ hanë bukë, por ajo nuk përgatitet dhe përpunohet siç e gjeni në supermarkete.

Sipas ekspertëve të dietës: “Shumica e bukëve të disponueshme në treg fillojnë me miell të bardhë të zbardhur, i cili metabolizohet shpejt në sheqer dhe rrit nivelet e insulinës”.

Në vend të kësaj zgjidhni varietetet me drithëra të plota, thekër ose brumë kosi.

Dëshironi të jetoni deri në njëqind vjet me shëndet dhe lumturi? Tri këshilla nga neurologu më i vjetër në botë që punon ende çdo ditë
Lexo po ashtu Dëshironi të jetoni deri në njëqind vjet me shëndet dhe lumturi? Tri këshilla nga neurologu më i vjetër në botë që punon ende çdo ditë

Përfshirja e fasuleve e thjerrëzave, frutave arrore dhe eliminimi i sheqerit nga lista e dietës, si edhe konsumimi i sasive të mëdha të ujit – janë po ashtu pjesë e rregullave ushqyese të njerëzve që jetojnë gjatë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Letra higjienike nuk është gjithmonë higjienike! Kini kujdes se çfarë blini - ky lloj mund të jetë i rrezikshëm!

Letra higjienike nuk është gjithmonë higjienike! Kini kujdes se çfarë blini - ky lloj mund të jetë i rrezikshëm!

Këshilla dhe ide
Ujori: Horoskopi vjetor për 2024

Ujori: Horoskopi vjetor për 2024

Astrologji
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori