LAJMI I FUNDIT:

Tri mënyra për ta larguar erën e keqe të gojës brenda 5 minutave

Tri mënyra për ta larguar erën e keqe të gojës brenda 5 minutave

Sipas statistikave, nga 5 deri në 60% të njerëzve në botë vuajnë nga nivele të ndryshme të erës së keqe të gojës.

Edhe nëse kujdeseni çdo ditë për higjienën orale dhe nuk hani shumë hudhra, ndonjëherë era e keqe e gojës mund t’jua prishë një takim romantik apo një takim biznesi, transmeton Telegrafi.


Por, çfarë mund të bëni në këso urgjenca dhe nuk keni çamçakëz me vete?

Më poshtë i keni tri mënyra super të shpejta për zgjidhjen e këtij problemi brenda pak minutave.

Por, fillimisht duhet t’i dini arsyet se përse ndonjëherë goja jonë mban aromë të pakëndshme.

Aroma e keqe e gojës mund të shfaqet për shkak të baktereve që shumëfishohen si rezultat i shprehive të këqija.

Nëse e keni këtë problem, ju duhet të mendoni më mirë për higjienën e gojës dhe gjuhës, e normalisht edhe për shprehitë e të ushqyerit.

Këto janë disa prej arsyeve më të zakonshme se përse ndonjëherë kemi aromë të keqe të gojës:

– Hamë ushqime me përmbajtje të lartë të sulfurit
– Si pasojë e pirjes së duhanit apo alkoolit
– Si pasojë e stresit dhe ankthit
– Si pasojë e infeksioneve orale
– Si pasojë e prishjes së dhëmbëve

Nëse ju nevojitet ta largoni menjëherë aromën e keqe të gojës dhe nuk keni çamçakëz apo furçë të dhëmbëve me vete, atëherë ndiqni këshillat e mëposhtme.

Hani bimë si nenexhiku, majdanozi apo borziloku

Nëse jeni në një aheng, atëherë vetëm përtypni bimë si nenexhiku (minti).

Normalisht se kjo nuk do t’jua pastrojë dhëmbët, por do t’ju shpëtojë me një aromë të fortë.

Është shumë efektive, megjithatë funksionon veç për një periudhë të shkurtë kohore.

Hani një mollë

Merrni një mollë me vete kur dilni nga shtëpia.

Mollët përmbajnë polifenole të oksidizuara, të cilat ndihmojnë në neutralizimin e aromës së keqe në gojë.

Ato gjithashtu i pastrojnë edhe dhëmbët për shkak të teksturës që kanë.

Thithni një limon

Limonët jo vetëm se janë të shëndetshëm, por edhe shumë të mirë kundër aromës së keqe të gojës sepse i vranë bakteret që mund të prodhojnë aroma të pakëndshme.

Vetëm thithni një rriskë limon ose shtrydheni një limon në një gotë me ujë dhe pijeni atë.

Kjo metodë është shumë efektive edhe pasi të keni ngrënë qepë apo hudhër. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori