Tre deri në katër të rritur pranojnë se janë të lodhur vazhdimisht. Nëse jeni nga ata njerëz që do të donin të bënin një gjumë më të mirë gjatë natës, atëherë patjetër që nuk jeni vetëm.
Ekzistojnë të gjitha llojet e faktorëve që mund të ndikojnë negativisht në gjumin tuaj dhe ju lënë të ndiheni më të lodhur se kurrë.
Ndërsa mund të mos jeni në gjendje të eliminoni të gjithë faktorët që ndikojnë nëse bëni një gjumë të mirë apo jo, ju mund të zvogëloni shanset për t’u zgjuar të rraskapitur.
Tri nga këshillat më të mira i gjeni më poshtë:
Krijoni një orar
Kur të zgjoheni dhe të flini në të njëjtën kohë çdo ditë, atëherë trupi juaj do të fillojë të përshtatet me atë ritëm. Nëse keni probleme për të shkuar në shtrat herët gjatë natës, atëherë duhet të konsideroni zgjimin herët në mëngjes.
Sa më shpejt që të zgjoheni dhe të filloni rutinën tuaj, aq më shumë ka të ngjarë që të lodheni më herët në mbrëmje. Zgjohuni herët, pini kafe, rruani fytyrën dhe bëni gjithçka që duhet të bëni që dita juaj të fillojë me këmbën e djathtë. Sa më shpejt që të filloni të lëvizni herët, aq më aktiv do të jeni gjatë gjithë ditës, gjë që do të rezultojë në lodhjen kur është koha për të shkuar në shtrat, shkruan Women Daily Magazine.
Hani ushqime të shëndetshme
Ekziston një lidhje midis ushqimeve që hani dhe cilësisë së gjumit. Ushqimet më të rënda që hani, ato janë më të vështira për tu tretur. Kur trupi juaj është i zënë me tretje, e bën më të vështirë futjen në një gjumë të thellë.
Kushtojini vëmendje asaj që hani para se të shkoni në shtrat. Idealisht, nuk duhet të keni ngrënë asgjë për të paktën një orë para gjumit.
Alkooli
Edhe pse disa njerëz mund të betohen se një gotë verë i ka ndihmuar ata të flenë më shpejt, e vërteta është se futja e alkoolit pengon aftësinë tuaj për të hyrë në një natë me gjumë të thellë. Alkooli mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt; megjithatë, e bën shumë më të vështirë qëndrimin në gjumë të thellë.
Shumica e njerëzve që konsumojnë edhe një ose dy gota verë para gjumit do të zgjohen mesatarisht katër herë brenda një nate. Nëse heqja e alkoolit në tërësi nuk është një opsion, atëherë konsideroni të kufizoni konsumin e alkoolit vetëm në fundjavë. Në këtë mënyrë, do të jeni në gjendje të bëni një natë gjumë të qetë gjatë javës tuaj të punës pa u shqetësuar për modelet e paqëndrueshme të gjumit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtatë strategji që do t’ju qartësojnë idetë për paratë gjatë vitit 2024
Përse meshkujt vrapojnë pas prapanicës së femrës?
Femrat në këto vende janë krenare për të pasmet e tyre!
Katër kristale që sjellin fat dhe energji të mirë në takimet e dashurisë
Rruga e Jetës numër 5: Kuptimi numerologjik, personaliteti ...
Përse na dridhen këmbët pas seksit të mirë: Mjekja ka zbuluar të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?