Tri javë, tre milionë shikime (Video)

Videoklipi i këngës “5” që Blero e ka realizuar në bashkëpunim me Shkurte Gashin, vazhdon të korrë sukses.
Kanë kaluar vetëm tri javë që nga publikimi i videos në YouTube dhe ajo tashmë ka kaluar shifrën prej tre milionë shikimesh.
Rikujtojmë që muzika është realizuar nga Elephant e WorldStudios së bashku me Astrit Stafajn. Për të shkruar tekstin janë angazhuar Fatmir Muja, Chipsi dhe vet Blero. Ndërsa kënga është një ribërje e këngës “Ima Yekara” të Dudu Aharon.
Duhet theksuar se dy videoklipet e fundit të Bleros – njëri i publikuar tre muaj e gjysmë më parë (“N.U.N.”) dhe tjetri tri javë më parë (“5”) – së bashku kanë siguruar rreth dhjetë milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
09/03/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































