LAJMI I FUNDIT:

Tri arsye pse nuk duhet të besojmë në dashuri në shikim të parë

Tri arsye pse nuk duhet të besojmë në dashuri në shikim të parë

Romeo dhe Zhulieta kishin rënë në dashuri në momentin që e kishin parë njëri-tjetrin.

Edhe filmi më i popullarizuar në botë, ‘Titanic’, e ka treguar magjinë e dashurisë në shikim të parë kur Jack e kishte parë Rose, transmeton Telegrafi.

Por, e vërteta është se dashuria në shikim të parën ë është diçka e jashtëzakonshme.

Kjo dashuri mund të shpjegohet nga shkenca dhe besimi në të mund të ketë ndikim negativ social.

Ekspertët kanë treguar realitetin e dashurisë së menjëhershme dhe përse nuk duhet të besojmë në të.

Hormonet luhaten dhe na zgjojnë instinktin e pjellorisë

Kur joshemi nga dikush, hormonet tona, siç është testosteroni dhe estrogjeni, fillojnë të punojnë për të na nxitur intimitetin.

Parimisht, kjo është mënyra e natyrës se si sigurohet që raca njerëzore nuk zhduket.

Pra, dashuria e menjëhershme është vetëm instinkt bazik për ta rritur popullsinë.

Truri e liron një kimikal që na shton dëshirën më shumë

Pasi të shpenzojmë kohë intime me partnerin, truri liron një kimikal të quajtur dopaminë.

Ky është kimikal i fuqishëm që na bën të mendojmë se eksperienca ka qenë e mahnitshme dhe na nxitë që të duam më shumë.

Dashuria nuk është vetëm pamje fizike

“Dashuria në shikim të parë” nënkupton 100% të asaj se çfarë sheh syri.

Por, e vërteta është se dashuria duhet të jetë shumë më shumë sesa vetëm ajo çfarë shohim.

Gjuha e trupit, aroma, zëri, sjellja, etj. gjithçka duhet të merren në konsideratë për dashuri. /Telegrafi/