LAJMI I FUNDIT:

Trepça triumfon si mysafir ndaj Proton Cable Prizrenit

Trepça triumfon si mysafir ndaj Proton Cable Prizrenit

Trepça ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 88:108 (25:14, 26:34, 23:30, 14:30), në javën e pestë të Prince Caffe Superligës.

Vendasit e nisën më mirë ndeshjen me një seri prej 7:0, e më pas ngritën epërsinë në 20:7, derisa çerekun e parë e fituan 25:14.


Por, dalëngadalë mitrovicasit fillojnë të këndellen dhe në periudhën e dytë për herë të parë kalojnë në epërsi 39:40, kurse pjesa e parë përfundon 51:48.

Perioda e tretë ishte e ‘luftuar’ nga të dy skuadrat, ku mysafirët kishin epërsi të lehtë, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 74:78. Përkundër përpjekjeve nga prizrenasit, Trepça e menaxhoi lojën mirë dhe fitoi në fund 88:108.

Te vendasit u dalluan Desi Sills me 27 pikë e pesë kërcime dhe Isaiah Kelly me 23 pikë e pesë kërcime, kurse te mitrovicasit u dalluan Drilon Hajrizi me 28 pikë, pesë kërcime e tetë asistime dhe Kevin Davis me 22 pikë e nëntë kërcime.

Proton Cable Prizreni ka një fitore e katër humbje, ndërsa e kundërta është me Trepçën që ka katër fitore e një humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Klubi i ka 2,2 milionë euro borxh, ylli i Kosovës tregon si e ndërpreu kontratën falë FIFA-s

Ndërkombëtare
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori