LAJMI I FUNDIT:

Trepça mposht Ponten me 20 pikë diferencë

Trepça mposht Ponten me 20 pikë diferencë

Me rezultat 90-70, Trepça ka fituar përballë Ponte Prizrenit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligën e Kosovës në basketboll.

Minatorët e nisën mirë sfidën që nga fillimi duke e fituar bindshëm cerekun e parë (26:14).


Mysafirët shënuan një pikë më shumë në fraksionin e dytë (19:20), mirëpo skuadrat shkuan në pushim me epërsinë e vendasve.

Dhjetëminutëshi i tretë ishte i barabartë (18:18), ndërkohë që vendasit vazhdonin të ishin në avantazh.

Në çerekun e fundit, Trepça e ngriti akoma më shumë diferencën (27:18) duke e përfunduar ndeshjen me 20 pikë epërsi.

Kjo ishte fitorja e parë e Trepçës pas gjashtë xhirove dhe mban vendin e shtatë në tabelë me shtatë pikë.

Për Ponte Prizrenin kjo ishte humbja e tretë, ndërsa me tri fitore të arkëtuara pozicionohet në vend të katërt në tabelë me nëntë pikë. /Telegrafi/