LAJMI I FUNDIT:

Trepça fitoi derbin e hendbollit ndaj Prishtinës

Trepça fitoi derbin e hendbollit ndaj Prishtinës
(Foto: kosovahandball.info)

Trepça e ka fituar derbin ndaj Prishtinës në kryeqytet për t’u stabilizuar në vendin e dytë në Superligën A të Kosovës në hendboll. Të dielën në kuadër të xhiros së 22-të, Trepça fitoi me rezultat 35-27.

Mitrovicasit e nisën më mirë ndeshjen dhe ishin në epërsi deri në minutën e 23-të, kur Prishtina kaloi para, 13-12. Më pas Prishtina u shkëput në dy gola, 15-13. Trepça nisi më mirë edhe pjesën e dytë dhe shpejt doli para në rezultat.

Mbajti epërsi prej dy-tre golash, ndërsa pas minutës së 50-të u shkëput edhe më shumë. Në fund epërsia e Trepçës shkoi në tetë gola. Deniz Terziqi e Lulzim Shabani i shënuan nga tetë gola për Trepçën. Kushtrim Kastrati shënoi gjashtë gola, ndërsa pesë i kishte Sali Maxhera.

Sergio Barreto i shënoi gjashtë gola për Prishtinën. Nga katër i kishin Albi Gjuka e Endrit Tafarshiku, ndërsa nga tri i shënuan Enis Kuleta e Petrit Prekazi.

Trepça i ka 26 pikë në vendin e dytë. Prishtina mbetet e treta me 21 pikë.

Në trend Auto

Më shumë
Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Pastrimi i akumulatorëve: Në cilat automjete (nuk) është i nevojshëm dhe si bëhet!

Auto
Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Brenda qytetit me më pak se gjysmë milioni banorë, aty ku për gjashtë muaj janë braktisur 14 mijë vetura

Auto
Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Pajisja “anti-tradhti”, pronari i veturës elektrike paralajmëron që automjeti gjurmon lokacionin dhe sa persona gjenden në të

Auto
E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

E fitoi Ford Mustangun për ditëlindje, nën ndikimin e alkoolit e shkatërroi veturën e re – pamje nga aksidenti në Çeki

Auto
Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Auto
Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Momenti kur Ferrarit iu shkëput rrota derisa shoferi i automjetit lëvizte përgjatë një autostrade në SHBA

Auto
Kalo në kategori