LAJMI I FUNDIT:

Trendi i ri i lidhjeve dëshmon se tradita po shuhet

Trendi i ri i lidhjeve dëshmon se tradita po shuhet
(Foto: Pexels)

Ekziston një ‘trend i ri’ që lidhet me marrëdhëniet romantike që vërteton faktin se tradita po shuhet kur bëhet fjalë për dashurinë.

“Gjej një burrë, martohuni, krijoni familje” – kjo normë e mëparshme shoqërore konsiderohej rruga më e suksesshme për një jetë të lumtur për femrat. Mirëpo, të dhënat e reja kanë zbuluar se femrat janë lodhur nga presioni i vazhdueshëm për t’u përshtatur me traditën.


Aplikacioni Bumble ka publikuar një raport vjetor 2024 që thotë se femrat në vend të kësaj janë duke i dhënë përparësi gjetjes së partnerit të duhur në vend që të nxitojnë për të arritur një qëllim “të vjetruar”.

E doni akoma apo ka mbaruar vërtet? Katër shenja që tregojnë se nuk jeni gati të jeni miq me 'ish-in' tuaj
Lexo po ashtu E doni akoma apo ka mbaruar vërtet? Katër shenja që tregojnë se nuk jeni gati të jeni miq me 'ish-in' tuaj

“Femrat po shikojnë gjithnjë e më shumë përreth dhe pyesin pse ndjejnë nevojën për të ndjekur ‘rregulloren’ e vjetër kur bëhet fjalë për lidhjet”.

“Në fakt, 31 për qind e tyre thonë se nuk janë më të përqendruara për t’iu përmbajtur afateve dhe momenteve të marrëdhënieve tradicionale”, ka sqaruar për news.com.au Lucille McCart, drejtoreshë e komunikimit të aplikacionit të përmendur.

Ajo shtoi se kjo nuk do të thotë se marrëdhëniet ‘klasike’ nuk janë më të rëndësishme.

Situatat kur justifikohet xhelozia
Lexo po ashtu Situatat kur justifikohet xhelozia

“Megjithatë, vetëm 23 për qind e tyre po kërkojnë në mënyrë aktive martesën si qëllim. Mendoj se ky është një revolucion vërtet emocionues”.

“Shpesh kur fillon të takohesh dhe bëhet serioze, mund të ndihesh i paaftë të devijosh nga pritshmëritë tradicionale se si duhet të zhvillohet një marrëdhënie, por është shumë mirë të duash diçka ndryshe”, ka shpjeguar McCart. /Telegrafi/