LAJMI I FUNDIT:

E doni akoma apo ka mbaruar vërtet? Katër shenja që tregojnë se nuk jeni gati të jeni miq me ‘ish-in’ tuaj

E doni akoma apo ka mbaruar vërtet? Katër shenja që tregojnë se nuk jeni gati të jeni miq me ‘ish-in’ tuaj
(Foto: Pexels)

Shpesh nuk mund të pajtohemi me faktin se lidhja ka mbaruar, ndaj përpiqemi të qëndrojmë në një marrëdhënie miqësore, por jo gjithmonë është momenti i duhur për ta bërë këtë, sidomos nëse ndjenjat nuk janë të sinqerta.

Zbuloni nëse e keni kaluar atë dhe nëse jeni gati të jeni miq me ish-in tuaj:


Ti je ende e dashuruar

Nëse keni ende ndjenja romantike ose jeni marrëzisht të dashuruar me ish-in tuaj, do ta keni shumë të vështirë të kaloni në fazën tjetër, pra në miqësinë platonike. Ndoshta një ditë mund të bëheni miq, por padyshim që nuk është koha për një fazë të re në marrëdhënien tuaj.

Dhjetë fjali të thjeshta që ju mbajnë të dashuruar
Lexo po ashtu Dhjetë fjali të thjeshta që ju mbajnë të dashuruar

Ende bëni seks

Miqësia nuk do të thotë asnjë romancë, por as seks në marrëdhënie. Seksi me ish-in tuaj do të krijojë kënaqësi, por edhe do ta bëjë atë një person më tërheqës, që do të thotë se do të jeni ende të lidhur me të. Në planin afatgjatë, kontakti seksual me një ish shpesh e bën më të vështirë rrugën drejt të ardhmes.

Dëshironi ta rivendosni lidhjen

Jeni ndarë sepse mendoni se marrëdhënia nuk po funksionon, ose të dy mendoni kështu. Por, nëse ende dëshironi ta rindezni marrëdhënien tuaj dhe të përpiqeni të krijoni një miqësi, duhet të ndaloni. Një miqësi e tillë do të jetë e rreme, dhe për të krijuar një miqësi të vërtetë duhet të jetë e sinqertë. Përndryshe, është më mirë të jeni të sinqertë me veten dhe ta pranoni faktin që nuk jeni bashkë.

Dëshironi miqësi për shkak të fajit ose pasigurisë

Nëse ia keni thyer zemrën një ish-të dashuri, e keni tradhtuar ose e keni gënjyer, atëherë faji ose pasiguria mund të nxisin dëshirën tuaj për një miqësi të re. Ose ndoshta nuk doni të jeni vetëm, sepse nuk jeni mësuar me të. Në këto raste, do të ishte mirë të mos e inkurajoni miqësinë tuaj të re. Këto sigurisht nuk janë arsyet më të shëndetshme për miqësi.

Kur duhet thënë ‘Të dua’ – shenjat që tregojnë se është momenti i duhur
Lexo po ashtu Kur duhet thënë ‘Të dua’ – shenjat që tregojnë se është momenti i duhur

Në fund të fundit, secili duhet të mendojë për situatën e tij, por nëse ish-partneri po shkakton ndjenja negative si trishtim apo ankth, atëherë nuk është e mundur të keni një miqësi në mënyrë të shëndetshme. Gjithashtu nuk është e shëndetshme nëse keni pendim për një marrëdhënie të vjetër ose jeni shumë të lidhur me të kaluarën. Për shumicën e njerëzve, ndarja me një ish është pjesë e procesit të shërimit dhe vetëm pas disa kohësh ata janë në gjendje të pajtohen me ish-in e tyre dhe të bëhen miq. /Telegrafi/