1.
Në kohën e Niçes kishte ndodhur një tërmet i madh në Azinë e largët ku kishin vdekur disa qindra mijëra njerëz. Ishte dhélëkundje nga më të mnershmet e tyre. Dhe ai, me të dëgjuar lajmin, fare qetësisht, madje me një ngazëllim të egër, thotë: ja, kështu do të duhej të merrte fund njerëzimi! Ishte i zhgënjyer me specien e quajtur njeri dhe, si e mbështesin dhe dijetarë të tjerë të dëshpëruar, shpallte të lindur e të fundme natyrën e tij dhunëtare!
Të ndryshme e të shumta janë trajtat, justifikimi dhe teknikat dhunës ndër vite, rende e civilizime të historisë politike të botës: tiranike, e sanksionuar po jolegjitime, pastaj strukturale, natyralisht vetëmbrojtëse, revolucionare.. E të tjera.
Por, pa hyrë në stërhollime teorike, përskajimin e saj lapidar do ta jepte qysh në qindvjetin e 5-të (p.K.) filozofi kinez Me-Ti tek shkruante: “ Ka shumë mënyra për të vrarë. Mund të godasësh dikë me thikë, një tjetri t’ia mohosh bukën, tjetërkujt të mos ia kurosh sëmundjen, dikë ta mbyllësh në një banesë të mykur, një tjetër përmes punës ta dënosh me vdekje, njërin ta shtysh drejt suiciditetit, e tjetrin ta dërgosh në luftë etj. Vetëm disa prej tyre janë të ndaluara në shtetin tonë“!
2.
Por ç’është puna (e ky është dhe interesi i temës) pikërisht me demokracitë e paarrira tranzicionale në ish-hemisferën komuniste si zgjatim i njëlloj lufte të moderuar të klasave?
Kanë shpallur demokracinë e bekuar (si Kosova e pavarur), por me gjenealogji e kulturë qeverisjeje, si në Kosovën e pavarur, kanë kthyer në farsë hidhtane tharmin dhe sharmin e saj. Mbetje bolshevike, kooperativa politike patriarkale e korporata krimi, votë e pronë e vjedhur, përdhunim i së vëretës, shtyp i kontrolluar, intelektualë të nënshtruar, rini e pashpresë, ish-kundërshtarë regjimi të harruar a ripersekutuar – a nuk është një vorbë e mjaftë për të përligjur të gjithë format e rezistencës, mosbindjes civile dhe prostestës me shenja kryengritëse pushtetrrëzuese?
Dyzet vjet të biesh e të ngrihesh në të njëjtin krevat, të kesh të njëjtën adresë…dhe i lumtur të jesh?, shkruan Agolli dhe, në gjurmë të këtij vargu të madh dhe të një realiteti të trishtë, mund të pyesim: një jetë njeriu i mashtruar, vjedhur e vrarë dhe sërish ti japësh të drejtë harbutërisë?! Çdo libër shkollor politik shpjegon (madje këtë pohonte, anipse në kulme cinizmi, dhe Adollfi i ariozofisë) se e drejta e qytetarit rrëzon të drejtën e shtetit.
Deri vonë nëpër qindvjetsha të errtë, ishte i njohur vetëm trekëndshi klasik i dhunës: dorasi, viktima dhe dëshmitari i tyre! Ç’është e drejta është sofistikuar dhe akti i jetëmarrjes njerëzore, por, më shumë se kaq, është rritur drita verbuese mbi skemën e dhunës e krimit. Nuk dëshmojnë më vetëm hëna e zbehtë, fanarët, syri i pabesë njerëzor për gjakun vrastar. Njeriu qëllonte të trembej a mëkatonte, kurse fanarin e hallakaste era e tërbuar në natën pa yjë dhe hëna, si në lojë përbetimi, mbulohej shpesh nga rè të vrugëta…
E keqja ka imagjinatën e bujshme, shumë të bujshme! Por, mjerisht, dashnorët e braktisur apo salierët mediokër, mandej një të lindur siamez që ndjek dhimbjen e vëllait apo një të fatkeqësuar që ka mbetur pa të afërmit e dashur, atë që digjet apatie në lojën humbëtare të jetës apo dhe sytë e shuar që shikojnë përmallshëm përtej deteve – nuk mund ti ngushëllojë pothuajse aspak, sado atruiste të jenë, partia e ideologjia dhe shteti e guverna e tij! Vetëm Stalini si “gjenetist i shquar” bënte zbulesën e madhe se në Bashkimin e tij të lavdishëm Sovjetik, nuk lindin njerëz por vetëm organizma pa predispozitë, fat e rreth social të cilët, pastaj, partia i zhvillon në mjekë, bujqë a mësues të lumtur…
3.
Një shoqëri e drejtë i heq të keqes, si produkt i dhunës mbi njeriun, petkun e varfërisë, të gjuhës, racës dhe etnisë. Ky është çelësi i gjasës egalitare të fatkërkimit në jetë. Të tjerat janë punë Zoti dhe vetë njeriu!..
Ballkanësve e, veçanërisht shqiptarëve, sikur iu përhihet ende larg magjia e tij!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit