LAJMI I FUNDIT:

“I treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë”: Zelensky shpërndan videon ku Edi Rama përplaset me përfaqësuesin rus në OKB

“I treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë”: Zelensky shpërndan videon ku Edi Rama përplaset me përfaqësuesin rus në OKB
Reklama

Presidenti i Ukrainës ka shpërndarë një video të shkurtër në rrjetin social X (të njohur si Twitter) në të cilën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte një “përplasje” me ambasadorin rus në OKB.

Sipas Zelenskyt, kjo edhe është mënyra se si duhet treguar botës se si ta trajtojë saktë Rusinë.


“I nderuar z. Edi Rama, sot në KS të OKB-së ju i treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë, gënjeshtrat dhe hipokrizinë e saj. Ju falënderoj që e drejtoni Presidencën në një mënyrë kaq parimore”, ka shkruar Zelensky në përshkrimin e videos së publikuar.

Ndryshe, në Këshillin e Sigurimit është zhvilluar një debat mbi ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Ukrainë.

Kjo seancë drejtohej nga kryeministri Edi Rama pasi Shqipëria mban Presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Zelensky dhe Lavrov në të njëjtën hapësirë për herë të parë që nga fillimi i luftës
Lexo po ashtu Zelensky dhe Lavrov në të njëjtën hapësirë për herë të parë që nga fillimi i luftës

Dhe videoja e publikuar nga Zelensky, Rama ka replikuar fuqishëm me Përfaqësuesin e Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya.

Shkak është bërë prezenca e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Si pasojë, ambasadori rus kërkoi shpjegime se “pse ai është i pranishëm në atë seancë”.

Ndërsa kreu i qeverisë shqiptare u përgjigj që nëse ambasadori rus bie dakord që Rusia të ndalë luftën, atëherë presidenti Zelensky nuk do ta mbajë fjalën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Udhëtimi pa viza nga 1 janari – ja sa para duhet të keni me vete kur udhëtoni në zonën Shengen

Lajme
Google vishet kuq e zi, uron shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë

Google vishet kuq e zi, uron shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë

Lajme
Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Pse u zgjodhën ushtarët e KFOR-it britanikë që ta ruajnë kufirin Kosovë-Serbi?

Siguri
Rama me fotografi të veçantë uron 28 Nëntorin: Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë

Rama me fotografi të veçantë uron 28 Nëntorin: Gëzuar përvjetorin e 111 të Flamurit të Pavarësisë

Lajme
Kënga “Mora fjalë” këndohet me plot emocion nga nxënësit e shkollës “Rreze Drite” në Tiranë

Kënga “Mora fjalë” këndohet me plot emocion nga nxënësit e shkollës “Rreze Drite” në Tiranë

Lajme
Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë, rastet po hetohen

Dy vdekje të dyshimta në Prishtinë, rastet po hetohen

Kronika e Zezë
Kalo në kategori