Kriza botërore e energjisë u thellua pasi një tjetër rritje e çmimeve të gazit natyror në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërcënoi të shtynte drejt recesionit disa nga ekonomitë më të mëdha të botës.
Tregjet e gazit në Evropë u rritën papritmas me 10 për qind, duke shkuar në 251 euro për megavat orë, një shifër ekuivalente me më shumë se 400 dollarë për fuçi naftë, ndërkohë që tregtarët po nxitojnë për të siguruar furnizime përpara fillimit të dimrit. Çmimet janë rritur me më shumë se dyfishin krahasuar me nivelet jashtëzakonisht të larta të qershorit, megjithëse ato patën një rënie më vonë gjatë ditës së martë.
Këto ndryshime të ҫmimeve kanë ardhur pas kufizimit të furnizimeve nga Rusia. Tregtarët druhen për konkurrencën me kompanitë aziatike për sigurimin e ngarkesave të gazit natyror të lëngshëm, përpara fillimit të sezonit të dimrit. Politikanët evropianë kanë akuzuar Moskën se po i përdor furnizimet si një “armë”.
Me çmimet e gazit që janë bërë 10 herë më të shtrenjta se niveli i tyre normal, mundësia për një recesion të thellë ekonomik është rritur, pasi investitorët tani janë më pesimistë për ekonominë gjermane krahasuar me çdo periudhë tjetër që nga kriza e borxhit të Eurozonës, një dekadë më parë.
Çmimet e gazit në Evropë pritet të mbeten në këto nivele rekord ose të rriten edhe më shumë me afrimin e dimrit. Berlini po diskuton mundësinë e racionimit të përdorimit të gazit, ndërsa qeveritë e tjera, nga Londra në Madrid, po përgatiten të subvencionojnë faturat e larta të energjisë. Rritjet e mëtejshme të çmimeve do të shtojnë kostot për mbështetjen e familjeve, duke përfshirë edhe Britaninë e Madhe, ku është krijuar presioni për kryeministrin e ardhshëm që të vendosë një kufi për ҫmimin e energjisë në fatura, edhe sikur Rusia të ndërpresë plotësisht furnizimet.
“Çmimet e gazit në Evropë vazhdojnë të mbeten në nivele të larta. Me klientët që po përballen me mundësinë e ndërprerjes së plotë të furnizimeve nga Rusia që përpara fillimit të dimrit, nuk mund të bëhet gjë për të ndaluar rritjen e ҫmimeve, derisa të kemi një rënie të konsiderueshme të kërkesës, e cila mund të nënkuptojë një recesion të thellë. Por, nuk jemi akoma në këtë pikë”, tha Bill Farren-Price, drejtor në firmën e konsulencës në fushën e energjisë Enverus.
Ҫmimet e gazit në SHBA mbeten shumë më të ulëta se në Evropë, falë bumit të nxjerrjes së shistit argjilor gjatë 15 viteve të fundit, por rritja e kostove të energjisë ka nxitur nivelet më të larta të inflacionit në dekadat e fundit, duke shkaktuar alarm në Shtëpinë e Bardhë.
Analistët thanë se priten rritje të mëtejshme në muajt e ardhshëm, në të dy kontinentet, pasi kërkesa do të vijojë të rritet, dimri do të nisë së shpejti dhe qeveritë do të nxitojnë për të zëvendësuar furnizimet me energji ruse në Evropë.
Në Evropën kontinentale, çmimi standard i gazit është i barabartë me 75 dollarë për një milion njësi termike britanike, pasi çmimet rekord të gazit po futen në tregjet e energjisë elektrike, ku çmimet janë rritur me gjashtë herë krahasuar me nivelin e një viti më parë.
Çmimet e gazit në SHBA janë rritur pasi rezervat nëntokësore kanë rënë 12 për qind nën nivelet mesatare, pjesërisht për shkak të termocentraleve që po djegin më shumë karburant për të plotësuar kërkesën për energji elektrike gjatë një vere më të nxehtë sesa temperaturat normale të kësaj stine.
Rinisja e punës në Freeport në muajin tetor do të rriste furnizimet për Evropën, duke zbutur potencialisht çmimet përtej Atlantikut, por duke shtuar kërkesën në SHBA. /FT/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Furnizohu dhe ndihmo! IP Petrol – Bamirësi në lëvizje për muajin e Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk