LAJMI I FUNDIT:

Tre të plagosur nga të shtënat me armë pranë një kafeneje në qendër të Tel Avivit – publikohet momenti i sulmit

Tre të plagosur nga të shtënat me armë pranë një kafeneje në qendër të Tel Avivit – publikohet momenti i sulmit

Tre persona u qëlluan dhe si pasojë u plagosën në një sulm pranë një kafeneje në qendër të Tel Avivit të enjten mbrëma, thanë policia dhe mjekët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia tha se sulmuesi palestinez hapi zjarr ndaj njerëzve jashtë kafenesë në cep të rrugës Dizengoff dhe rrugës Ben Gurion – në një zonë të frekuentuar – të enjten mbrëma.


Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes teksa qëllonte drejt personave të tjerë në zonë, përpara se të qëllohej për vdekje në një shkëmbim zjarri me oficerët e policisë pak kohë më vonë.

Njëri nga të plagosurit thuhet se është në gjendje kritike, pasi iu nënshtrua operacionit dhe ende po luftonte për jetën e tij, thanë mjekët në Qendrën Mjekësore Ichilov, ku u dërguan të lënduarit.

Ndërsa dy të tjerët në gjendje të rëndë por stabile, ka thënë shërbimi i ambulancës Magen David Adom.

Policia tha se ata po i trajtonin të shtënat si një sulm terrorist.

Ndërkohë disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin e sulmit, ku një burrë me një xhaketë të zezë mund të shihet duke ecur me shpejtësi pas një grupi prej tre burrash përpara se të nxirrte një pistoletë dhe të hapte zjarr në drejtim të tyre nga distanca.

Më pas ai mund të shihet duke u përpjekur të arratiset. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori