LAJMI I FUNDIT:

Tre shqiptarë përdhunuan në grup një grua në Angli – dënohen me 57 vjet burg

Tre shqiptarë përdhunuan në grup një grua në Angli – dënohen me 57 vjet burg

Tre burra shqiptarë që përdhunuan në grup një grua të re në Bedford të Anglisë janë dënuar me 57 vjet burg.

Siç raporton DailyMail, përcjell Telegrafi, viktima 23-vjeçare po shijonte natën e saj të parë jashtë pas përfundimit të masave kufizuese nga COVID-19, kur u nda nga shoqja e saj.


Ajo e gjeti veten të vetme dhe të pambrojtur pasi u largua nga klubi i natës Vogue në Bedford High Street në orët e para të së shtunës, 4 shtator të vitit të kaluar.

Gemti Hyka

Pa e ditur, ajo ishte përndjekur brenda klubit nga Gemti Hyka, 31-vjeçar, i cili e futi në makinën e tij dhe e çoi në një adresë në qendër të qytetit ku e përdhunoi.

Dy nga bashkëpunëtorët e tij, Vullnet Haka, 33-vjeçar dhe Ibrahim Bezati, 36-vjeçar, mbërritën aty dhe e përdhunuan. Gjatë kësaj situate, gruaja u godit me shuplakë në fytyrë dhe u detyrua të merrte kokainë.

Vullnet Haka

Duke dënuar të tre burrat në Gjykatën e Luton Crown, gjykatësi Steven Evans, tha se ata i kishin shkaktuar viktimës së tyre “makthin më të keq të çdo gruaje”, duke shtuar se ata “e kishin trajtuar atë sikur të ishte më pak se njeri”.

Gruaja ka arritur të arratiset nga shtëpia në mëngjes dhe është gjetur në gjendje të shqetësuar nga kalimtarët.

Duke dhënë dëshmi në Gjykatën e Luton Crown, ajo tha se nuk kujtonte se ishte larguar nga klubi në orët e para të 4 shtatorit të vitit të kaluar.

Ibrahim Bezati

“U luta që të më linin të shkoja. Isha e hutuar dhe e frikësuar”, i tha ajo prokurorit Martin Mulgrew.

Hyka, nga Bedford, u dënua me 26 vjet burg pasi u shpall fajtor për rrëmbim, burgim të rremë dhe dy akuza për përdhunim.

Haka 33-vjeçar dhe Bezati, 36 vjeç, të dy nga Bedford, u shpallën fajtorë për burgim të rremë si dhe për dy akuza për përdhunim të gruas. Haka u dënua me 14 vjet burg, ndërsa Bezati u dënua me 17 vjet burg.

Shoqja e viktimës i tha gjykatës se kur ato u larguan nga klubi ajo shkoi djathtas dhe viktima doli majtas për të shmangur një përleshje të një grupi burrash në rrugë.

Shoqja, gjithashtu 23 vjeçe, shpenzoi gjysmë ore duke e kërkuar vetë dhe më pas iu bashkua këtij kërkimi edhe një shok. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori