Tre persona u lënduan me thikë në një stacion treni në Zvicrën veriore të enjten në mëngjes, tha policia lokale.

Sulmuesi i dyshuar, i identifikuar si një shtetas zviceran 31-vjeçar, është arrestuar, transmeton Telegrafi.


Incidenti ndodhi në stacionin e trenit Winterthur pak pas orës 8:30 të mëngjesit.

Tre personat e plagosur, të moshës 28, 43 dhe 52 vjeç, u dërguan në spital për trajtim.

Një deklaratë e policisë tha se oficerët po punonin për të identifikuar një motiv për sulmin.

Gazeta zvicerane Blick ndau pamje video që tregonin një burrë që vraponte nga stacioni i trenit dhe dukej se bërtiste "Allahu ekber". /Telegrafi/