Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e xhiros së 29-të,ku tre duele janë në program për t'u zhvilluar sot.

Padyshim që dueli kryesor do të zhvillohet në stadiumin 'Liman Gegaj' në Malishevë,me Malishevën që pret Ballkanin.


Vendasit kërkojnë rezultat pozitiv me trajnerin e ri,derisa Ballkani fitore për të vazhduar garën për titull.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në Skenderaj, ku Drenica pret liderin Dritën.

Ndërkohë në Gjilan, Gjilani përballet me Dukagjinin.

Të gjitha duelet e ditës së sotme fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app