LAJMI I FUNDIT:

Tre burra kosovarë rrëfejnë se si u përdhunuan gjatë luftës nga serbët (Video)

Tre burra kosovarë rrëfejnë se si u përdhunuan gjatë luftës nga serbët (Video)

Janë 20 mijë gra kosovare që u përdhunuan gjatë luftës, por asnjëherë nuk kishte të dhëna apo të paktën nuk u treguan haptazi se viktima të këtyre akteve barbare ishin edhe burrat.

Në emisionin “Udhëve” në RTK, si asnjëherë më parë tre burra rrëfehen për përjetimet e tyre të rënda që iu ndodhën gjatë luftës, e të cilët u bën viktima të përdhunimeve nga policia serbe.


Burri në rastin e parë tregon se ishte vetëm 15 vjeç kur u përdhunua nga tre serbë, ndërsa kishte zgjedhur që të flas më në fund pas 17 vjetësh pasi kishte dëgjuar se nuk ishte i vetmi që kishte përjetuar një gjë të tillë.

“Gjatë luftës s’jam larguar kurrë, në shtëpinë time kanë ardh 3 veta më kanë kap. Ma ka shti njoni thikën në fyt, më kanë lidh edhe kanë fillu”, rrëfen rastin viktima e përdhunimit.

Ai thotë se deri në vitin 2015 nuk ka folur më askënd për këtë punë, ndërsa në vitin 2015 tregon se kishte shkuar në EULEX për t’i njoftuar me rastin.

Në rastin e dytë rrëfehet viktima e dytë e përdhunimit. Ai ishte i martuar dhe kishte fëmijë. Tregon se kishte jetuar në Kroaci por vendosi që të kthehet të luftonte për Kosovën.

Më e tmerrshme në gjithë këtë, ishte fakti se burrë e grua që të dy u përdhunuan në të njëjtën dhomë.

Ai tregon se pasi i ka ndodhur rasti vetëm pas një jave i ka treguar gruas. “Oj gru më kanë bo hor”, rrëfen ai.

“Më kanë dhunu forcat serbe gjatë luftës. Fëmija e mi nuk e dinë. Kam problem më shëndet kam stres. Kam dhimbje në mjedis”, rrëfen ai. Ndërsa thotë se përdhunuesit nuk i njeh.

Nga institucione e Kosovës ai pret kujdes respekt për përdhunimet e luftës seksuale në Kosovë.

Viktima e tretë duke folur për përdhunim që iu bë gjatë luftës, thotë se 7-8 policë kishin hyrë në shtëpinë e tij.

“Kanë hyrë brenda, veç me shoqen kam qenë në shtëpi”, thotë ai. Atë moment e përshkruan si një rast të tmerrshëm, ndërsa thotë se kishte shumë turp për këtë që ia bënë.

Për përdhunimin tregon se kurrë s’ka folur me askënd deri më sot.


Burri i përdhunuar gjatë luftës


Burri i përdhunuar gjatë luftës 2


Burri i përdhunuar gjatë luftës – 2

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

Lajme
Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Keni planifikuar të kaloni 1 Majin në natyrë? Kështu do të jetë moti në qytetet e Kosovës

Lajme
Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Pësoi infrakt në aeroplan derisa ishte duke ardhur nga Zvicra, policia njofton për vdekjen e gruas

Kronika e Zezë
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij në Klinë, arrestohet një person

Kronika e Zezë
Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Drejtësi
Kalo në kategori