LAJMI I FUNDIT:

Tre britanikë sulmohen me armë në Prishtinë, lëndohet njëri prej tyre

Tre britanikë sulmohen me armë në Prishtinë, lëndohet njëri prej tyre
Foto: Ilustrim

Tre persona me shtetësi britanike kanë raportuar se persona të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 01:50 në rrugën “Rrafshi i Kosovës”, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se si pasojë e të shtënave njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore.

“Tre viktimat meshkuj me shtetësi Britanike, kanë raportuar se persona të panjohur, nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta trupore”, thuhet në raport.

Po ashtu siç bëhet e ditur në raport, në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzoja të pistoletës.

“Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuari mashkull kosovar, dhe nga ai është konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori