LAJMI I FUNDIT:

Trazirat ekonomike dhe rritja e çmimeve: Sa e rëndë është varfëria në Turqi?

Trazirat ekonomike dhe rritja e çmimeve: Sa e rëndë është varfëria në Turqi?

Ekonomia turke ishte një histori suksesi e shekullit të XXI-të, por tani gjërat nuk janë aq ‘lule’.

Tre muaj ngecje në pagimin e qirasë. Ujin dhe rrymën elektrike të ndërprerë. Pronari që godet çdo ditë derën e banesës.

Kjo është situata e rëndë me të cilën po përballet një familje me tre fëmijë të vegjël, përfshirë një foshnjë katër muajshe në Stamboll, qytetin më të madh të Turqisë.


“A e dini që djali im ka epilepsi? Ka dy javë që gjendet në spital”, tha babai i familjes për Euronews, duke dashur të mbetet anonim. “Po vdes nga sëmundja, po ashtu, dollapi im është bosh”.

“Ndihem shumë keq. Nuk di çfarë të them. Kam 100 lira (3,4 euro) në xhep. A të blej pelena? Po qumësht? Apo të blej vaj?”, pohoi ai, duke aluduar për një zgjedhje të pamundur mes blerjes së ushqimit apo gjërave të tjera thelbësore.

Gati një e treta e popullsisë së Turqisë aktualisht është në prag të varfërisë ose përjashtimit social, sipas një raporti të fundit të publikuar nga Instituti i Statistikave të Turqisë.

Kjo prirje shqetësuese rrezikon të ndryshojë arritjet e rëndësishme që vendi ka bërë në luftën kundër varfërisë që nga fillimi i viteve 2000, me ekonominë turke që po rritet me shpejtësi gjatë dy dekadave të fundit.

“Unë kam punuar rreth varfërisë gjatë 22 vjetëve, por nuk kam parë kurrë një situatë kaq të keqe”, pohoi Hacer Foggo, Koordinatore e Zyrës së Solidaritetit të Varfërisë për Partinë Republikane Popullore (CHP).

Ajo rendit simptomat shqetësuese se si kjo krizë po prek turqit e zakonshëm “gratë nuk po mund të blejnë produkte higjienike, obeziteti në rritje ndërsa familjet blejnë ushqime më të lira dhe me cilësi të dobët, studentët braktisin universitetin – lista vazhdon”.

Në luftën kundër inflacionit, Turqia rriti normat e interesit në 15 për qind
Lexo po ashtu Në luftën kundër inflacionit, Turqia rriti normat e interesit në 15 për qind

“Njerëzit nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre themelore”, tha Foggo për Euronews. “Kjo nga ana tjetër po shkakton ankth, depresion dhe izolim të familjeve”.

Dhe këto kohë të trazuara po e bëjnë të veten, transmeton Telegrafi.

Profesionistët turq të mjekësisë kanë dhënë alarmin për rritjen e niveleve të sëmundjeve mendore, duke vënë në dukje një “rritje serioze” të përdorimit të barnave psikiatrike.

Ndërkohë, dy të tretat e të anketuarve në një hulumtim të Qendrës Kërkimore Sociale Yöneylem të vitit 2022 thanë se ishin në depresion për shkak të vështirësive financiare.

‘Nuk ka para për të ngrënë’

Një pjesë e gjerë e shoqërisë turke aktualisht po përballet me vështirësi. Por, fëmijët po bartin peshën kryesore të problemit të varfërisë, sipas Foggo.

Disa shkojnë në shkollë të uritur ose e braktisin arsimin tërësisht në mënyrë që të punojnë dhe të sigurojnë para për familjet e tyre, pohon ajo.

“Po vjen një brez që është si mendërisht ashtu edhe psikologjikisht i pashëndetshëm”, paralajmëroi ajo.

Rreth një e treta e fëmijëve në Turqi jetojnë në familje të varfra dhe po përjetojnë një lloj privimi material, sipas të dhënave të cituara nga UNICEF në vitin 2020.

Probleme të rënda ekonomike qëndrojnë pas asaj që po ndodh brenda vendit.

Turqia është goditur nga inflacioni i lartë, me çmime gati 50 për qind më të larta në muajin korrik krahasuar me një vit më parë, sipas të dhënave zyrtare të publikuara në fillim të këtij muaji.

Për herë të parë një grua emërohet si guvernatore e Bankës Qendrore të Turqisë
Lexo po ashtu Për herë të parë një grua emërohet si guvernatore e Bankës Qendrore të Turqisë

Ekonomistët e pavarur në Grupin e Kërkimit të Inflacionit thonë se shifra e vërtetë është shumë më e lartë, gjegjësisht shkon deri në rreth 70 për qind.

“Sapo të marr paratë, ato më dalin menjëherë nga xhepi”, tha babai i tre fëmijëve nga Stambolli për Euronews, duke pretenduar se pasi ka paguar qiranë dhe faturat, nuk i ka mbetur asgjë.

“Unë nuk jam duke ngrënë. Ndonjëherë i marr borxh dyqanit ushqimor”, shtoi ai.

Burri thekson se 1550 lira (52 euro) që merr si mbështetje shtetërore nuk mbulon as faturën e ushqimit të familjes së tij, të cilën ai e vlerësoi në afro 2500 lira (84 euro) në muaj.

Javën e kaluar, Konfederata e Sindikatave Turke të Punës (Türk-İş) raportoi se kufiri i urisë – duke iu referuar shumës minimale që një familje me katër anëtarë duhet të shpenzojë për të ushqyer veten – tani është më shumë se paga minimale.

Kjo pavarësisht se qeveria rriti pagën minimale me 34 për qind në muajin korrik.

Shumë vende në mbarë botën janë shkatërruar nga inflacioni, i nxitur nga lufta në Ukrainë dhe ndryshimet klimatike, por disa faktorë janë unik për Turqinë.

Rënia e monedhës ka ndihmuar në nxitjen e një prej normave më të larta të inflacionit në Evropë, duke goditur bizneset lokale. Megjithatë, çështjet më të thella strukturore janë gjithashtu në lojë.

Në shtator të vitit 2021, 1 dollar amerikan vlente rreth 8 lira turke, por në korrik të vitit 2023 vlente 27 lira.

Pas kësaj fshihet diçka tjetër.

Duke folur për Euronews vjeshtën e kaluar, Timothy Ash, ekspert i tregjeve në zhvillim në BlueBay Asset Management, tha se keqmenaxhimi ekonomik nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan dhe partia që drejton, AKP ka nxitur inflacionin dhe ka shkaktuar rënien e lirës.

Fitorja e Erdoganit zbret lirën turke në nivelin më të ulët historik
Lexo po ashtu Fitorja e Erdoganit zbret lirën turke në nivelin më të ulët historik

Ai fajësoi vendimin e Erdoganit për të mos ulur normat e interesit – gjë që do të ftohte inflacionin – për shkak të keqkuptimit të politikës monetare, besimeve islame rreth fajdeve dhe sa nga aleatët e tij politikë përfitojnë nga normat e fundit.

Një centralizim i pushtetit është në qendër të kësaj çështjeje, pohoi Ash, me presidentin turk të akuzuar gjerësisht për një kthesë autoritare.

“Erdogan fajëson të gjithë të tjerët”, tha ai për Euronews. “Ai ka një ekip njerëzish rreth tij që janë po burra. Ata nuk ia thonë të vërtetën atij”.

Pas rizgjedhjes në muajin maj, qeveria e Erdoganit thuhet se po krijon një rrugë të re ekonomike, duke sinjalizuar se është gati të ndryshojë politikat jokonvencionale duke emëruar figura të reja në bankën qendrore dhe në ministrinë e financave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump padit televizionin CBS, kërkon dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh shkaku i intervistës me Harrisin

Trump padit televizionin CBS, kërkon dëmshpërblim prej 10 miliardë dollarësh shkaku i intervistës me Harrisin

Amerika
Gjeneralët e Putinit po kthehen kundër njëri-tjetrit

Gjeneralët e Putinit po kthehen kundër njëri-tjetrit

Evropa
Diga dymijë vjeçare romake shpëtoi qytetin spanjoll nga përmbytja e madhe

Diga dymijë vjeçare romake shpëtoi qytetin spanjoll nga përmbytja e madhe

Evropa
Pamje të pazakonta nga Hawaii: Bie borë në majën më të lartë si pasojë e ajrit të ftohtë dhe lagështisë

Pamje të pazakonta nga Hawaii: Bie borë në majën më të lartë si pasojë e ajrit të ftohtë dhe lagështisë

Amerika
Polonia do të dorëzojë aeroplanët e mbetur MiG-29 në Ukrainë - sapo të marrë zëvendësimet nga aleatët e saj

Polonia do të dorëzojë aeroplanët e mbetur MiG-29 në Ukrainë - sapo të marrë zëvendësimet nga aleatët e saj

Botë
Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

Evropa pret me ankth rezultatin e zgjedhjeve në SHBA

Amerika
Kalo në kategori