LAJMI I FUNDIT:

Fitorja e Erdoganit zbret lirën turke në nivelin më të ulët historik

Fitorja e Erdoganit zbret lirën turke në nivelin më të ulët historik

Pas konfirmimit të fitores së presidentit Recep Tayyip Erdogan, lira turke shënoi rënie rekord ndaj dollarit amerikan, mirëpo bursa turke tregoi shifra në rritje.

Lira ra me rreth 7 për qind që nga fillimi i vitit dhe ka humbur më shumë se 90 për qind të vlerës së saj gjatë dekadës së fundit, e që është niveli më i ulët historik.


Erdogan tani e ka të sigurt qeverisjen deri në vitin 2028, duke siguruar edhe pesë vite të tjera si udhëheqës i një vendi në udhëkryqin e Evropës dhe Azisë që luan rol kyç në NATO. Tani ai duhet të përballet me inflacionin në rritje që ka nxitur një krizë të kostos së jetesës dhe vazhdimin e rindërtimeve në zonën e goditur nga tërmeti që shkaktoi vdekjen e mbi 50 mijë njerëzve.

Kandidati i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu ishte zotuar të kthejë Turqinë në demokracinë parlamentare dhe të lirojë të burgosurit e njohur politikë.

'Bye, bye, bye, Kemal' - Erdogan shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi
Lexo po ashtu 'Bye, bye, bye, Kemal' - Erdogan shpall fitoren në zgjedhjet presidenciale në Turqi

Pasi rezultatet i dhanë atij 52 për qind të votave në balotazhin e së dielës, krahasuar me 48 për qind për Kılıçdaroğlun, Erdogan mbajti dy fjalime falënderuese, një në Stamboll dhe një në Ankara

“Askush nuk ka humbur sot. Të 85 milionë turqit fituan. Si kërkesë e përgjegjësisë që na ka dhënë kombi ynë, ne nuk jemi të ofenduar, të inatosur apo të zemëruar me askënd. Tani është koha të lëmë mënjanë të gjitha debatet dhe konfliktet e fushatës zgjedhore dhe të bashkohemi rreth synimeve dhe ëndrrave tona kombëtare”, tha Erdogan. /Telegrafi/