Trashja apo dhjamosja mund të rrisë edhe numrin e grave që diagnostikohen me kancer në mitër, ka paralajmëruar Shoqata për Hulumtimin e Kancerit në Britani.
Shifrat e saj kanë treguar se 19 gra në çdo 100,000 në Mbretërinë e Bashkuar janë diagnostikuar me këtë sëmundje në vitet 1990, ndërsa shifrat janë rritur në 29 në 100,000 në vitin 2013, transmeton rel shkrimin.
Hulumtuesit pranojnë se lidhja midis mbipeshës dhe kancerit nuk është ende e qartë, por thonë se hormonet e prodhuara nga yndyra shtesë mund të luajnë rol.
Hulumtuesit thonë se janë të nevojshme më shumë studime.
Ndryshe, në Britaninë e Madhe, rreth 9,000 gra diagnostikohen me kancer në mitër çdo vit dhe rreth 2,000 vdesin.
Hulumtuesit thonë se trajtimet janë përmirësuar në 20 vjetët e fundit, duke rritur shanset për mbijetesë.
Por, ata bëjnë thirrje për më shumë studime për të kuptuar se përse rritet numri i grave që preken nga kjo sëmundje. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë