LAJMI I FUNDIT:

Transparenca, një prej problemeve kryesore në dialogun Kosovë – Serbi

Transparenca, një prej problemeve kryesore në dialogun Kosovë – Serbi

Komisioni për Punë të Jashtme në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), kanë ndërmarrë një nismë në të cilën janë ftuar kryetarët e Komisioneve Parlamentare, për të diskutuar për procesin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo që është vënë në spikamë në këtë diskutim, është se ka mungesë të informative për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Elmi Reçica, ka thënë se  jo rrallë herë është diskutuar mungesa e transparencës për këtë proces, transmeton Telegrafi.


Sipas tij, duhet që “ne si Komisione të kemi ekspertizën e nevojshme, si dhe ti ketë para vetes marrëveshjet e arritura në dialog”.

“Qytetarët nuk janë të informuar për dialogun, dhe mendoj se është në interes të të gjithëve nëse komunikohet më tepër rreth kësaj çështje”, ka shtuar Reçica.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se transparenca dhe llogaridhënia janë tepër të rëndësishme për ecurinë e dialogut, mirëpo sipas saj, “ata janë kundër kësaj forme të dialogimit më Serbinë”.

Sipas saj, është tepër e rëndësishme të rivlerësohet dhe të rishqyrtohet secila marrëveshje e arritur në Bruksel.

“Si pasojë e këtij dialogu, Serbia e ka shtyrë agjendën e vetë përpara: buxhet paralel, gjykata etnike, amnistimi i kriminelëve serb. Lista serbe, që sot po e bën jofunskoional shtetin e Kosovës. Më pas e kemi Zajednicën, tendencë për të bosnizuar Kosovën”, ka shtuar Haxhiu.

Kurse, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, tha se dialogu duhet të ristrukturohet dhe riformatohet.

“Me Serbinë duhet të ketë dialog ndërshtetëror”, tha Mustafa.

Kurse, bisedimet me serbët e Kosovës, sipas tij, duhet të përqendrohen në raportet e brendshme me këtë komunitet.

Qytetarët e Kosovës kanë shumë pak informata në lidhje më procesin e dialogut që po zhvillohet në mes Prishtinës dhe Beogradit. Kështu është thënë në raportin e Institutit Demokratik të Kosovës (KDI).

Jeta Krasniqi, nga KDI, në diskutimin e bërë për mbarëvajtjen e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit, ka theksuar se përveç qytetarëve edhe deputetët, kanë shumë pak informata në lidhje me dialogun, raporton Telegrafi.

“Nga sondazhi që KDI, e ka bërë, ka rezultuar se 75 për qind e qytetarëve, janë të pakënaqur me punën që parlamenti e ka bërë në procesin e dialogut. Këto janë shifra alarmante. Duhet që Kuvendi dhe deputetët të luajnë një rol proaktiv, për ta garantuar atë transparencë. Asnjë parti politike nuk është kundër dialogut. Secila ka kushtet dhe mënyrat se si e shohin dhe se si duhet të shkojë ky proces”, ka shtuar ajo.

Ndryshe, sot Komisioni për Punë të Jashtme, i ka ftuar të gjitha kryetarët e Komisioneve Parlamentare, për të diskutuar për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Prezentë ishin edhe përfaqësues të KDI-së që merren me monitorimin e punës së Kuvendit.

Përfaqësuesja e kësaj organizate i ka prezantuar rezultatet e sondazhit të organizuar me qytetarët e Kosovës, për punën e Kuvendit të Kosovës në procesin e dialogut Kosovë – Serbi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori