LAJMI I FUNDIT:

Transformimi i Diona Fonës me flokë të shkurtra e balluke

Transformimi i Diona Fonës me flokë të shkurtra e balluke

Këngëtarja e njohur shqiptare, Diona Fona, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Artistja shpesh ndan me fansat imazhe dhe video të ndryshme, marrë parasysh që vetëm në Instagram numëron 170 mijë ndjekës.


Ajo së fundmi ka sjell disa fotografi, në të cilat ka bërë një transformim të madh falë grimerit Arbër Bytyqi.

Diona Fona (Foto: Instagram)

Ajo është shndërruar në zeshkane me flokë të shkurtra, e me një grim më të theksuar me nuanca blu.

Pamja e tillë e Fonës mori vëmendje gjithandej, pasi në asnjë klip më parë nuk është shfaqur e tillë.

Të gjitha lajmet nga Diona Fona
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Diona Fona

Sido që të jetë, ndryshimi u prit mirë dhe për këtë ka marrë mjaft komente pozitive.

Diona Fona (Foto: Instagram)

Diona vetëm tri ditë më parë solli këngën e re “Sheqer” me protagonist në klip anëtarin e “Përputhen”, Andi Artanin.

Për pak ditë ka arritur të mbledh mbi 358 mijë klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/

Diona Fona (Foto: Instagram)

Diona Fona (Foto: Instagram)