eksperti ad

Ajo është një 33- vjeçare nga Ekuadori, e famshme për të drejtat e LGBT, por që më parë ka qenë burrë.

Fernando Machado dhe Diane Rodriguez, e lajmëruan realizimin e ëndrrës së tyre në profilin e Facebook të Diane, në fillim të muajit dhjetor.


1(325)

Vendimi për të ndarë lajmin e mirë në rrjetin social, u bë për sensibilizimin e opinionit publik lidhur me komunitetin e LGBT, me shpresën se gjërat do të ndryshojnë.

2(316)

Ndonëse të dy partnerët u janë nënshtruar kurave hormonale, asnjëri prej tyre nuk i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale për ndryshimin e gjinisë, kështu që fëmija është ngjizur me mënyrën e vjetër.

3(277)

“Kjo ishte një dëshirë e të dyve dhe asgjë nuk mund të na ndalonte. Ne jetojmë si burrë e grua. Unë jam një femër transeksuale dhe Fernando është një burrë transeksual”, shkroi Diane në Facebook. /Noa.al/