Trajtimet natyrale dhe ushqimet e duhura kundër problemeve të kockave
Një nga problemet më të mëdha me kockat është Osteoartriti. Dhimbjet dhe simptomat e saj mund të trajtohen me disa terapi natyrale me bazë bimore.
Përpos këtyre terapive, ekspertët rekomandojnë edhe aktivitetin e rregullt fizik. Disa nga shenjat më të hershme të sëmundjes janë: ngurtësimi i gishtave, dhimbja e kyçeve dhe kërcitja e gjunjëve.
Trajtimet natyrale kundër osteoartriti:
Kapsaicina
Kapsaicina gjendet tek specat djegës. Ndër përfitimet e shumta që vijnë prej saj është edhe largimi i dhimbjes së osteoartritit. Studimet tregojnë se efikasiteti i kapsaicinës ndihet pas tri javësh përdorimi.
Avokado
Ekstrakti i avokados është gjithashtu efikas në pakësimin e dhimbjes dhe eliminimit të ngurtësimit të gishtave. Megjithatë, ky ekstrakt mund të jetë alergjik për disa njerëz. Edhe konsumi i avokados është i rekomandueshëm.
Xhenxhefili
Xhenxhefili është shumë i mirë në largimin e inflamacionit dhe në parandalimin e simptomave të osteoartritit. Ekstraktet e xhenxhefilit duhen marrë rregullisht për të përmirësuar dhimbjen e ijeve apo gjunjëve si pasojë e osteoartritit. Xhenxhefilin ju mund ta konsumoni edhe të freskët si çaj ose në gatime të ndryshme, shkruan AgroWeb.
Osteoartriti luftohet nëpërmjet ushqimeve
Studimet thonë se ngrënia e perimeve, bishtajoreve, drithërave të plota, mishit pa dhjamë dhe produkteve të bulmetit me pak yndyrë është thelbësore për këdo që vuan nga kockat. Ata duhet të shmangin ushqimet dhe pijet e përpunuara që rrisin inflamacionin. Këtu përfshihet sheqeri, uji me sheqerna shtesë apo alkoli.
Njerëzit e prekur nga kjo sëmundje duhet të tregojnë kujdes me peshën. Mbipesha rrit presionin në kyçe dhe gjymtyrë dhe është faktor rreziku për këtë sëmundje. Ushqimet e pasura me acidet yndyrore omega-3 janë të rëndësishme për mbajtjen nën kontroll të osteoartritit. Këto acide ju mund t’i merrni nga sardelet, salmoni, skumbria, arrat dhe farat e linit. Nëse dëshironi të merrni suplementë rekomandohet të konsultoheni më parë me mjekun.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre