LAJMI I FUNDIT:

Trajnimet e mësimdhënësve në programet PODIUM, PONDER dhe UPSHIFT

Trajnimet e mësimdhënësve në programet PODIUM, PONDER dhe UPSHIFT

IPKO Foundation në bashkëpunim me Zyrën e UNICEF-it në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit [MASHTI], ka filluar me sukses trajnimet për zhvillim profesional të mësimdhënësve të shkollave të mesme në komunën e Gjilanit dhe atë të Lipjanit.

Faza e parë e këtij projekti përfshiu trajnimet dy-ditore në programet, metodologjia për avokim social [PODIUM], shkrimi dhe leximi kritik medial [PONDER], ndërmarrësi me ndikim social [UPSHIFT].


Trajnimet janë mbajtur me mësimdhënësit e shkollave të mesme të larta në Gjilan, “Dr.Asllan Elezi” dhe “Xhavit Ahmeti”, si dhe në Lipjan në shkollat “Ulpiana” dhe “Adem Gllavica”. Nga të dhënat e dy komunave, vërehet pjesëmarrje më e madhe e grave mësimdhënëse në trajnim. Në Komunën e Gjilanit, nga 44 pjesëmarrës, 24 ishin gra dhe 20 burra. Ndërsa, në Komunën e Lipjanit, nga 93 mësimdhënës pjesëmarrës, 51 ishin gra dhe 42 burra.

Programet e trajnimit janë të ndërlidhura me katër fusha të kurrikulës: “Gjuhët dhe komunikimi”, “Shoqëria dhe  mjedisi”, “Shkencat e natyrës” dhe “Jeta dhe Puna.”

Qëllimi i këtij trajnimi është që këta mësimdhënës t’ju ofrojnë nxënësve mësim sa më cilësor dhe praktik, përmes inkuadrimit të programeve UPSHIFT, PODIUM dhe PONDER në kurrikula mësimore. Kjo do të rezultojë me përgatitje më të lartë profesionale të nxënësve, të cilët do të zotërojnë shkathtësitë e kërkuara në tregun e punës.

Pjesëmarrësit e punëtorisë rreth metodologjisë për avokim social [PODIUM] patën rastin që të zhvillojnë njohuritë e tyre rreth avokimit për mirëqenien e komunitetit. Kjo u arrit përmes moduleve të shtjelluara në trajnim, në lidhje me identifikimin e  problemeve dhe nevojave të komunitetit, hartimin e kornizës për avokim, taktikat e avokimit dhe menaxhimin e buxhetit. Në fund të trajnimit, mësimdhënësit përgatiten dhe prezantuan fushata të ndryshme, të cilat i kishin ideuar vetë.

Ndërsa, në programin mbi shkrimin dhe leximin kritik medial [PONDER], mësimdhënësit përvetësuan katër module kryesore. Përmbajtja e këtyre moduleve ishte e fokusuar në shfrytëzimin e të menduarit kritik për shkrim-lexim medial,  diversitetin në media – pozicionimin dhe përvojën, leximin e fotografive si dhe fuqizimin përmes shkrim – leximit medial. Trajnimi i mësimdhënësve në këtë program u karakterizua nga përgatitja e skicës për artikull, diskutimi për hapat e mëtutjeshëm dhe vlerësimi i trajnimit.

Sa i përket programit “Ndërmarrësi me ndikim social” [UPSHIFT], mësimdhënësit u trajnuan në katër faza, duke filluar me të kuptuarit (trungu i problemit dhe 5 Pse-jat), për të vazhduar pastaj me dizajnimin, zhvillimin, testimin dhe realizimin e sfidës. Në fund të programit, mësimdhënësit bën përgatitjen dhe prezantimin e fushatës në lidhje me idetë e tyre inovative.

Deri në fund të muajit prill 2022, mësimdhënësit e trajnuar do të jenë të gatshëm të ndihmojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e ideve kreative të nxënësve të tyre, me theks të veçantë në përvetësimin e shkathtësive kyçe të kërkuara në shek. 21.

Trajnimet e mësimdhënësve organizohen dhe implementohen nga IPKO Foundation në komunat Gjilan dhe Lipjan, ndërsa mbështeten nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit [MASHTI].

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori