LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Zvicrës flet për përballjen me Kosovën: Shumë të përfshirët në listë kanë marrëdhënie të veçantë me vendin tjetër, duhet të jetë lojë miqësore në tribuna dhe fushë

Trajneri i Zvicrës flet për përballjen me Kosovën: Shumë të përfshirët në listë kanë marrëdhënie të veçantë me vendin tjetër, duhet të jetë lojë miqësore në tribuna dhe fushë

Zvicra dhe Kosova do ta zhvillojnë ndeshjet e parë miqësore mes tyre.

Takimi që pritet të zhvillohet më 29 mars në Letzigrund Stadium është pritur me shumë dëshirë nga tifozët e dy ekipeve përfaqësuese.


Shumë nga futbollistët që luajnë në Zvicër kanë lindur në Kosovë, apo edhe shumë futbollistë të Përfaqësueses së Kosovës kanë lindur në shtetin helvetik.

Për këtë duel ka folur edhe trajneri i Zvicrës, Murat Yakin duke thënë se pret të jetë një ndeshje miqësore edhe në tribuna përveçse në fushë.

“Shumë nga të përfshirët në listë kanë një marrëdhënie të veçantë me vendin tjetër. Ne kemi lojtarë me rrënjë në Kosovë, Kosova ka futbollistë që janë rritur në Zvicër dhe janë stërvitur këtu”.

“Përveç rëndësisë sportive, loja kundër Kosovës duhet të jetë edhe lojë miqësie në tribuna dhe në fushë”, ka deklaruar Yakin.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Yakin konfirmon Xhakën si kapiten për ndeshjet me Anglinë dhe Kosovën
Lexo po ashtu Përzgjedhësi i Zvicrës, Yakin konfirmon Xhakën si kapiten për ndeshjet me Anglinë dhe Kosovën

Ndër të tjera Yakin deklaroi se e pret me padurim përballjen me Kosovën.

E për këtë sfidë tanimë janë shitur të gjitha biletat dhe pritet të jetë një atmosferë shumë e mirë në Zurich. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Skandal në Francë: Mbappe dhe Al-Khelaifi janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin

Ligue 1
Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Një klub anglez bën çmendurinë - kërkon 86 milionë euro nga Bayerni për ta liruar trajnerin e tyre

Premier League
Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

Plani gjenial i Real Madridit për ta ndihmuar Viniciusin ta fitojë Topin e Artë

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

Veterani i Real Madridit i shpëton largimit – Perez thyen ‘rregullin e artë’ dhe i dhuron kontratë të re

La Liga
Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

Xavi aprovon transferimin e parë të verës – lojtari po pret ta nënshkruajë kontratën

La Liga
Kalo në kategori