LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Slavia Pragës me vlerësim të lartë për Ballkanin, veçon tre futbollistë

Trajneri i Slavia Pragës me vlerësim të lartë për Ballkanin, veçon tre futbollistë
(Foto: Twitter/SK Slavia Prague)

Ballkani do të përballet me Slavia Pragën në ndeshjen e dytë në grupet e Ligës së Konferencës. Suharekasit tanimë kanë arritur në Pragë, derisa po mbahet edhe konferenca për shtyp.

Trajneri i Slavia Pragës, Jindrich Trpisovsky. ka folur para kësaj ndeshje, duke e vlerësuar lartë Ballkanin.


“Nuk i kam parë asnjëherë nga afër, por deri më tani i kam parë ndeshjet e tyre. Ishte një e panjohur e madhe për ne dhe më duhet të them se jam habitur me atë që kanë treguar. Ndonjëherë vjen një ekip i madh që ka emër dhe paraqitjen e ka të dobët”.

“Ballkani është e kundërta e kësaj, është një ekip që nuk ka emër, por ka paraqitje më të lartë nga sa pritej. Ka një trajner që pati sukses të madh në Shqipëri, të cilin e transferoi edhe në këtë ekip. Karakteristika e tyre themelore është se janë jashtëzakonisht të fortë në kombinim, kalojnë gjithçka, portieri luan shkëlqyeshëm me këmbë, të dy portierët gjithashtu, e gjithë skuadra është shumë e mirë, ka kontroll të madhe të topit, e shijojnë atë, ka thënë Trpisovsky.

Ballkani merr rrugë për në Çeki, mesazh Slavia Pragës
Lexo po ashtu Ballkani merr rrugë për në Çeki, mesazh Slavia Pragës

Tutje – siç transmeton Gazeta Olle – i pari i shtabit teknik të Slavia Pragës, vlerësoi futbollistët e Ballkanit si Meriton Korenica, Ermal Krasniqi e Albion Rrahmani.

“Sigurisht që kanë disa dobësi. Nuk duhet t’u lëmë shumë hapësirë sikurse Cluj që pothuajse nuk ishte në gjendje t’ua hiqte topin. Kur ata marrin topin janë shumë të fortë me të, ne duhet të jemi të kujdesshëm në këtë aspekt”.

“Ata kanë mbrojtës të fuqishëm, portierë me eksperiencë, pastaj kanë lojtarë të lëvizshëm, grabitqarë dhe të rinj përpara. Korenica, Krasniqi janë lojtarë jashtëzakonisht produktivë, ndërsa Rrahmani është një sulmues interesant”, ka shtuar ai.

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori