LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i ri nuk e ndryshon situatën, Prishtina ndalet në shtëpi nga Dukagjini

Trajneri i ri nuk e ndryshon situatën, Prishtina ndalet në shtëpi nga Dukagjini

Prishtina nuk ka arritur më shumë se një barazim 0-0 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në BKT Superligën e Kosovës.

Kryeqytetasit ndryshuan gjatë javës trajnerin Zekirija Ramadanin me boshnjakun Abdulah Ibrakovic, por kjo nuk i ndihmoi t’i kthehen fitoreeve në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim total të vendasve, të cilët krijuan shumë dhe patën shumë raste për gol.

Rastet më të mira ishin ai i minutës së gjashtë, ku goditja e Besnik Krasniqit nga afërsia u ndal nga traversa dhe i mysafirëve në minutat shtesë me anë të Bujar Shabanit, por pa sukses dhe ekipet shkuan në pushim pa gola.

Në pjesën e dytë, përsëri Prishtina pati iniciativën, por rastet thuajse ishin të njëjta nga të dyja skuadrat, por me vetëm vendasit që gjeten rrjetën.

Dukagjini rrezikoi me Ergyn Ahmetin (64’), goditja e të cilit shkoi mbi portë, ndërsa Prishtina pati rast ideal me anë të Endrit Krasniqit (78’), por goditja e tij u prit nga Kenan Haxhihamza.

Më vonë gjatë ndeshjes, vendasin patën një rast të mirë me anë të Gauthier Mankenda (82’), goditja e të cilit ishte afër të gjente cakun, ndërsa deri në fund nuk pati ndonjë rast për tu theksuar dhe ndeshja u mbyll baras 0-0.

Pas këtij barazimi, Prishtina e sheh veten në pozitën e pestë me 18 pikë, ndërsa Dukagjini zë vendin e tetë me 15 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Prishtina luan përsëri në shtëpi ndaj Feronikelit, ndërsa Dukagjini e pret Ulpianën. /Telegrafi/